🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,006 ▲ +0.15% ETH $1,922 ▲ +0.45% XRP $1.0393 ▲ +0.41% SOL $75.0600 ▲ +2.04%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Arte

Emiri: Strategjia e kulturës 2026-2030 duhet t’i nënshtrohet debatit publik

Partia Demokratike reagoi sot ndaj Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, të miratuar nga qeveria më 30 korrik.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Julinda Emiri, tha se dokumenti përmban objektiva që në parim janë pozitive, por ngre shqetësime lidhur me mënyrën se si konceptohet dhe financohet kultura.

“Strategjia shënon një ndryshim filozofik që kërkon debat serioz publik: zhvendosjen e kulturës drejt konceptit të industrisë, produktit dhe instrumentit ekonomik”, tha ajo.

Sipas saj, Partia Demokratike mbështet zhvillimin e industrive krijuese, por kultura nuk është vetëm industri.

Një tjetër pikë e ngritur nga PD lidhet me arkitekturën financiare të strategjisë.

“Në dokumentin e publikuar për konsultim paraqiten shifra që kërkojnë sqarim: në një seksion flitet për një kosto vjetore të vlerësuar rreth 10 miliardë lekë, me një raport financimi prej 70 për qind nga shteti dhe 30 për qind nga burime të tjera, ndërsa në buxhetin e aktiviteteve skenari optimal llogaritet në rreth 7 miliardë lekë në vit. Një Strategji Kombëtare duhet, së pari, të jetë e qartë për vetë koston e saj”, tha Emiri.

PD kundërshton gjithashtu një model ku financimi privat mund të zëvendësojë gradualisht përgjegjësinë financiare të shtetit. Sipas Emirit, përfshirja e kapitalit privat në kulturë është e mirëpritur, por ai duhet të jetë shtesë dhe jo zëvendësues i financimit publik.

“Ne e mbështesim përfshirjen e kapitalit privat në kulturë, por me një kusht themelor: Kapitali privat duhet të plotësojë financimin publik, jo ta zëvendësojë atë”, tha ai.

Partia Demokratike ngre pikëpyetje edhe për rikrijimin e Këshillit për Artin, i cili sipas strategjisë do të funksionojë nën Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa pretendohet se do të ketë autonomi në sigurimin dhe shpërndarjen e fondeve.

“Pyetja është e thjeshtë: Sa reale mund të jetë autonomia e një institucioni që funksionon nën Ministrinë që duhet ta financojë dhe mbikëqyrë?”, tha ajo.

Sipas saj, struktura, përbërja, mënyra e emërimit dhe procedurat e financimit duhet të garantojnë pavarësinë e Këshillit të Artit nga ndërhyrja politike.

“Partia Demokratike kërkon që struktura, përbërja, mënyra e emërimit, mandatet dhe procedurat e financimit të këtij Këshilli të garantojnë pavarësinë nga ndërhyrja politike. Financimi publik i kulturës nuk mund të kthehet në një mekanizëm shpërblimi për artistët e afërt me qeverinë dhe ndëshkimi për zërat kritikë”, tha ajo.

Emiri theksoi se kultura nuk duhet t’i nënshtrohet turizmit dhe se trashëgimia kulturore nuk mund të trajtohet thjesht si dekor për industrinë turistike.

Ajo shtoi se Partia Demokratike në pushtet do të ofronte pesë garanci themelore.

“Së pari, financimi privat të jetë shtesë dhe jo zëvendësim i përgjegjësisë financiare të shtetit për kulturën; Së dyti, fondet publike të garantojnë mbështetje të posaçme për artin e pavarur, kritik, eksperimental dhe jofitimprurës; Së treti, të krijohen mekanizma të posaçëm financimi për institucionet kulturore, artistët dhe projektet jashtë Tiranës, në mënyrë që kultura të mos përqendrohet edhe më shumë në kryeqytet; Së katërti, Këshilli i Artit të ketë pavarësi reale institucionale dhe vendimmarrja për fondet të mbrohet nga kontrolli politik; Së pesti, pasuritë kulturore dhe trashëgimia kombëtare të mbrohen nga çdo formë komercializimi që cenon interesin publik, autenticitetin dhe identitetin e tyre”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.