🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.54 ▼0.02%
ARI 3,865 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,493 ▼ -0.47% ETH $1,807 ▲ +0.2% XRP $0.9527 ▼ -0.19% SOL $70.9000 ▲ +0.17%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.54 ▼0.02 % ARI 3,865 ▼0.54 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.54 ▼0.02 % ARI 3,865 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Plagosja me thikë në Burgun e Durrësit, ja kush janë autori dhe i dëmtuari që u përleshën!

Një konflikt mes dy të burgosurve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës ka përfunduar me plagosjen e Ilir Bibës me një mjet prerës.

Për ngjarjen, e regjistruar më 15 nëntor 2026, është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë një konflikti mes dy të burgosurve, Bugjisha ka goditur me mjet prerës Ilir Bibën.

Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Ndërkohë, AMSEVP ka nisur verifikimet edhe për punonjësit e burgut të Durrësit, për të evidentuar nëse ka pasur shkelje ligjore apo përfshirje të tyre në këtë ngjarje.

Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të detyrës nga punonjësit e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.