☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia nga dielli, Gjiknuri pezullon aplikimet për parqe fotovolatike deri në 2MW pas bumit të kërkesave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk do të pranojë më aplikime për ndërtimin e parqeve fotovolatikë deri në 2MW. Në një njoftim të bërë nga kjo ministri nënvizohet se shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i aplikimeve që tejkalon kapacitetet gjeneruese të parashikuara në Planin Kombëtar të Veprimit të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë.

Përmes një kuadri specifik ligjor të miratuar në vitet 2015-2018  Ministria e Infrastrukturës u caktua si autoriteti që shqyrtonte aplikimet dhe që mund të miratonte në rastet kur ato konsideroheshin fizibël vetëm me firmën e ministrit pasi HEC-et deri në 2MW dhe parqet fotovoltaikë në po të njëjtën fuqi të instaluar nuk konsiderohen koncesione tipike.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të Ligjit Nr. 7/2017 datë 02.02.2017  “Për nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, VKM-së Nr. 822, datë 07.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni”, e ndryshuar dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë (PKVBRE) 2018–2020, miratuar me VKM-në Nr. 179, datë 28.03.2018, është autoriteti kompetent që shqyrton aplikimet për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike fotovoltaike deri në 2 MW.

Për sa më sipër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka konstatuar se kërkesa për ndërtimin e centraleve fotovoltaike deri në 2 MW, tejkalon kapacitetet gjeneruese të parashikuara në Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, duke sjellë si domosdoshmëri rishikimin e kuadrit ligjor.

Bazuar në sa më sipër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me Urdhër të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 774, datë 05.11.2018 “Për ngritjen e grupit të punës për rishikimin e kuadrit Ligjor të rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike nga Dielli”, ka pezulluar shqyrtimin e aplikimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike fotovoltaike deri në 2 MË, deri në hartimin dhe miratimin e kuadrit ligjor të rishikuar” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pas miratimit të ligjit për nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme gjatë vitit 2017 në ministri publikoheshin deri në 2 aplikime në javë për parqe fotovoltaikë kryesisht të pozicionuar në zonën e Lushnjës dhe Fierit por edhe në rajone të tjera edhe pse në nivel më të ulët.

Leverdishmëria e investimit në parqe fotovolltaikë ka joshur investitorët pasi kthimi i investimit sipas ekspertëve kërkon një kohë më të shpejtë sesa në rastet e investimit në hidrocentrale. Kjo kohë mund të shkojë në skenar optimist 8 vite dhe në atë pesimist 10-12 vite ndërkohë që prodhimi zgjatet në 25 vjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.