Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi (VIDEO)
Erëra të forta kanë lëkundur një urë të varur në Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit. Një alpinist tjetër kapi momentin kur një turist gjerman i duhet të mbajë ekuilibrin.
Ajo që filloi si një aventurë ecjeje në natyrë u shndërrua në një përvojë stresuese për turistin gjerman Henry Thomas. Gjatë turit të tij shtatëditor në pistën O Circuit në Parkun Kombëtar Torres del Paine në jug të Kilit, ai u përfshi nga një stuhi e fortë ndërsa ndodhej në një urë të varur.
Sipas administratës zyrtare të parkut (CONAF), urat në këtë zonë kanë lartësi mbi 20 metra. Ura e famshme Las Guardas, 52 metra e gjatë, shtrihet mbi një grykë që është rreth 45 metra e thellë.
Erëra të forta bënë që ura e ngushtë për këmbësorë të lëkundej me forcë. Thomas, i cili mbante një çantë shpine që peshonte rreth 18 kilogramë, iu desh të përballonte lëvizjen e urës që të mos humbiste ekuilibrin.
E dashura e tij e kishte kaluar urën shëndoshë e mirë vetëm pak çaste më parë. Megjithatë, për Thomasin, kalimi u bë një sfidë e vërtetë.
🇨🇱#TorresDelPaine Rachas de viento sorprende a turista que intentaba cruzar un puente colgante en el sector del Glaciar Grey. @ginniasa @GrupoWurtlitzer @nimbusmeteorol pic.twitter.com/5nKwnNOptS



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.