Erdogan: Evropa përgjegjëse për situatën e të mbyturve në detin Mesdhe
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan akuzoi sot Bashkimin Europian se nuk ka bërë mjaftueshëm për të zgjidhur krizën e emigrantëve që kanë përfshirë këto vende duke pohuar se ai ishte përgjegjës për situatën e të mbyturve në detin Mesdhe.
Në një fjalim të mbajtur në Xhakarta, Erdogan theksoi politikën e Turqisë e cila ka pritur dy milionë refugjatë, duke hedhur kritika ndaj Europës si e paaftë sipas tij që ka pritur dhjetë herë më pak emigrantë.
”Një total prej dy milionë refugjatësh, 300 mijë nga Iraku, 1,7 milionë nga Siria janë akomoduar tashmë në Turqi, ja vlerat e vendit që përfaqësojmë’, deklaroi Erdogan, në vizitën zyrtare në Indonezi.
”Por, kur hedhim vështrimim në brendësi të Evropës, vëmë re se këto shtete nuk kanë qënë të afta të mirëpresin veçse 200 mijë refugjatë në territorin e tyre”, shtoi ai