Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,688 ▲0.85%
DOW 46,880 ▲0.69%
NASDAQ 22,345 ▲1.08%
NAFTA 95.38 ▼3.37%
ARI 5,001 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,423 ▲ +2.86% ETH $2,280 ▲ +9% XRP $1.4967 ▲ +5.96% SOL $93.2200 ▲ +6.33%
S&P 500 6,688 ▲0.85 % DOW 46,880 ▲0.69 % NASDAQ 22,345 ▲1.08 % NAFTA 95.38 ▼3.37 % ARI 5,001 ▼1.19 % S&P 500 6,688 ▲0.85 % DOW 46,880 ▲0.69 % NASDAQ 22,345 ▲1.08 % NAFTA 95.38 ▼3.37 % ARI 5,001 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Ervin Salianji i përgjigjet Berishës

Ndryshimi i rregullave në parti dhe sulmi ndaj ndërkombëtarëve, shërbim për Ramën!

Fill pas deklaratave të Sali Berishës nga mbledhja e Kryesisë së PD, ka reaguar Ervin Salianji, duke theksuar se opozita nuk mund të bjerë në kurthin e ndryshimeve të njëanshme në Kushtetutën e partisë dhe as të sulmojë ndërkombëtarët. Salianji thekson se nuk ka shërbim më të madh për Ramën se sa të veprosh si ai.

Opozita nuk mund të bjerë në të njëjtën kurth me ndryshim rregullash dhe sulm ndaj ndërkombëtarëve! Partia Demokratike nuk mund të hapë rrugë për ndryshime të njëanshme në Kushtetutën e partisë dhe në Statut. Neni 46 është i qartë dhe i sanksionuar. Nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai. Rama është nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit, për shkeljen e barazisë para ligjit dhe për përpjekjen për të ndryshuar rregullat për pezullimin e ministrave Kryeministrit”, shkruan Salianji në platformën “X”.

Çdo veprim që imiton modelin e Ramës nuk është zgjidhje, por uzurpim. Dhe çdo uzurpim i tillë i bën autorët e tij përgjegjës përpara opozitarëve dhe përpara shoqërisë. Sot po shohim të njëjtën logjikë që kemi denoncuar tek qeveria: uzurpim të rregullave, shkatërrim të degëve përjashtim të demokratëve, sikur Partia Demokratike të ishte pronë private e disa individëve dhe jo një parti e ndërtuar mbi vullnetin e demokratëve.  Nëse opozita fillon të sillet si pushteti që denoncon, atëherë dëmton jo vetëm veten, por edhe besimin e qytetarëve tek alternativa. Sepse në fund lind pyetja që askush nuk do ta dëgjojë, por që shumë qytetarë tashmë e bëjnë: mos vallë loja është e njëjtë dhe palët janë më afër se sa duken?”, vijon ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.