☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▼0.56%
DOW 52,291 ▼0.01%
NASDAQ 25,106 ▼1.02%
NAFTA 88.74 ▲0%
ARI 3,879 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,935 ▼ -3.57% ETH $1,950 ▼ -3.41% XRP $1.0267 ▼ -0.69% SOL $80.2200 ▼ -1.55%
S&P 500 7,550 ▼0.56 % DOW 52,291 ▼0.01 % NASDAQ 25,106 ▼1.02 % NAFTA 88.74 ▲0 % ARI 3,879 ▼0.15 % S&P 500 7,550 ▼0.56 % DOW 52,291 ▼0.01 % NASDAQ 25,106 ▼1.02 % NAFTA 88.74 ▲0 % ARI 3,879 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
roze

“Është i vdekur për mua”, Khloé Kardashian shpërthen ndaj ish-bashkëshortit Lamar Odom

“Është i vdekur për mua”, Khloé Kardashian

Khloé Kardashian ka reaguar ashpër ndaj ish-bashkëshortit të saj, Lamar Odom, pas deklaratave të tij për martesën e tyre në dokumentarin e Netflix, duke bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë më asnjë lidhje me të.

Gjatë episodit të 12 nëntorit të reality show-t “The Kardashians”, 42-vjeçarja tregoi se ishte penduar që kishte pranuar të merrte pjesë në dokumentarin “Untold: The Death & Life of Lamar Odom”, pasi pretendon se ish-bashkëshorti e kishte vënë në një pozicion të pakëndshëm me komentet e tij.

Në dokumentar, ish-basketbollisti la të kuptohej se ishte martuar me Khloé-n, në vitin 2009, pjesërisht për famën, ndikimin dhe stilin e jetesës që i ofronte familja Kardashian.

“Po thua se nuk ishe vërtet i dashuruar me mua dhe se u martove me mua vetëm që të bëheshe më i famshëm në botën e showbiz-it. Ka kaq shumë gjëra që i gjeta vërtet të pakëndshme. Edhe nëse kjo është e vërteta jote, pse nuk i thua këto gjëra pa qenë unë në anën tjetër të intervistave?”, u shpreh ajo.

Khloé zbuloi gjithashtu se kishte pranuar të fliste për martesën e tyre në dokumentar vetëm për t’i bërë një nder Lamarit dhe se nuk ishte paguar për këtë.

Ajo u ndal edhe te mënyra se si ish-bashkëshorti kishte folur për periudhën pas mbidozës së tij thuajse fatale në vitin 2015, kur ajo qëndroi pranë tij dhe u kujdes për rikuperimin e tij.

“Unë nuk kam nevojë të më falënderosh. Thjesht mos fol për mua. Mos e moho kontributin tim”, deklaroi ylli i reality show-t.

Më pas, Khloé përdori fjalë edhe më të ashpra për të përshkruar raportin e tyre aktual.

“Ura është djegur dhe nuk ka më asnjë litar për të hedhur nga ana tjetër. Kështu që, për mua, ai është i vdekur”, tha ajo.

Khloé dhe Lamar u martuan në shtator të vitit 2009, vetëm një muaj pasi ishin njohur. Ajo paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2013, por e pezulloi procesin pas mbidozës së rëndë të ish-basketbollistit në vitin 2015, duke qëndruar pranë tij gjatë rikuperimit.

Divorci i tyre u finalizua në dhjetor të vitit 2016, pas një martese të shoqëruar me probleme të shumta dhe vështirësi për shkak të varësisë së Lamarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.