☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▼0.56%
DOW 52,291 ▼0.01%
NASDAQ 25,106 ▼1.02%
NAFTA 88.74 ▲0%
ARI 3,879 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,935 ▼ -3.57% ETH $1,950 ▼ -3.41% XRP $1.0267 ▼ -0.69% SOL $80.2200 ▼ -1.55%
S&P 500 7,550 ▼0.56 % DOW 52,291 ▼0.01 % NASDAQ 25,106 ▼1.02 % NAFTA 88.74 ▲0 % ARI 3,879 ▼0.15 % S&P 500 7,550 ▼0.56 % DOW 52,291 ▼0.01 % NASDAQ 25,106 ▼1.02 % NAFTA 88.74 ▲0 % ARI 3,879 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Kronika

Si e ndihmuan izraelitët Ramën të masakronte protestuesit

Nga FERDINAND DERVISHI

Të shtunën, më 7 nëntor 2026, policia shqiptare i rrëfeu popullit një faqe tjetër. Ajo nuk ju kundërvu protestuesve me arsenalin e dhunës së zakonshme, përkundër, pavarësisht gurëve, fishekzjarrëve e ndonjë bombe Molotov, tregoi kujdes, përdori vetëm ujë me presion (pa kimikate) dhe, në disa raste, u tërhoq përballë kundërshtisë së pjesës paqësore.

Në fund, aty nga ora 22:00, protestuesit u shpërndanë dhe, zinxhirët e policëve, të pajisur deri në dhëmbë, lidhur rreth Kryeministrisë, u shpërbënë.

Të shtunën policia ja doli mbanë me pak durim, duke zbatuar proporcionalitetin, pra duke i zbatuar ligjet.

Por, çfarë ndryshoi? Përse u tërhoq policia shqiptare nga dhuna ekstreme?

Sigurisht, jo nga frika, sepse tashmë, në Serbi, pas rrëzimit të diktatorit, po arrestohen policët që dhunonin protestuesit…

As sepse organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë nisur t’i fusin Kryeministrit Shqiptar të dyja këmbët në një këpucë…

Tërheqja e policisë nga dhunimi masakrues i protestuesve ka lidhje me sigurinë që Kryeministri Rama ka krijuar. Tashmë ai i ka përdorur të gjitha mënyrat, i ka luajtur të gjithë gurët për të ruajtur pushtetin dhe praktikisht nuk i ka mbetur ndonjë gjë që duhet ta shtojë.

Tashmë ai është bindur se i ka të gjitha mundësitë të bëjë zap protestën, i ka edhe njerëzit, edhe instruktimin e duhur, e ka blinduar policinë me të gjitha llojet e armëve dhe mjeteve dhe, më e rëndësishmja, ka bërë që ajo të ndihet e mirëpaguar.

Por, si e mbërriti këtë ditë, si e kapërceu Kryeministri Rama dëshpërimin e ditëve të para, të shkaktur nga protestat e dhunshme?

Si e kuroi atë pamjen e rrënuar, që u shfaqte shqiptarëve, mëngjeseve të datave 15 deri në 18 tetor 2026?

Përditë e më tepër faktet po rrëfejnë se, ato ditë, Rama nuk po priste fundin dhe se nuk kishte ndenjur aspak duarkryq.

Pamja e tij, e lodhur, kishte një tjetër shpjegim; ai kishte punuar ditë e natë, i kishte lëvizur të gjithë gurët, u kishte kërkuar ndihmë miqve të krijuar gjatë pushtetit të gjatë, qofshin brenda apo jashtë vendit dhe, ajo që është më kryesorja, ndihma e kërkuar ishte siguruar.

Për këto arsye, më 19 tetor ai u shfaq i korrektuar, madje i ngrefosur, përpara drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke e përmbyllur me pjesën e tij të detyrës; shpërblime 2500 euroshe për ata që përballeshin në vijën e parë të protestave.

Rezultatet e mundit do të vërtetoheshin, nisur nga ajo ditë, 19 tetor 2026, kur një avion ushtarak transporti, i Forcave Ajrore Turke, shkarkoi Aeroportin e Rinasit dy automjete të blinduara, që çuan në 7 flotën e ujëhedhësve kundërprotestë të Policisë Shqiptare.

Më tej, në orët e vona të natës, të së njëjtës datë, 19 tetor, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të mbërrinte në Rinas edhe një tjetër avion ushtarak transporti, Boeing C-17A Globemaster III dhe, pas tij, radhazi edhe 4 të tjerë, i fundmi i të cilëve, në datën 6 nëntor 2026.

Si e ndihmuan izraelitët Ramën të masakronte protestuesit

MONITORIMI I TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR VËRTETON 6 FLUTURIME DREJT RINASIT TË KRYERA NË MES TË PROTESTAVE

Sipas të dhënave të regjistruara nga monitorimi ndërkombëtar i trafikut, pjesa më e madhe e fluturimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe përdorën protokolle ushtarake tranziti, duke fikur radarët civilë, sapo afroheshin në hapësirën ajrore të Ballkanit, me qëllim për të ruajtur konfidencialitetin e misionit.

Për tri avionët që fluturuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Rinas, në datat 19, 20 dhe 22 tetor, monitorimi i trafikut thotë se sollën materiale logjistike dhe mbështetëse, për avionin e katërt, të mbërritur në Rinas në fund të tetorit, shkruhet se ishte një “fluturim i mbyllur taktik” dhe i paekspozuar në radarët publikë civilë, ndërsa avioni i fundit, i datës 6 nëntor, përshkruhet si “fantazmë” me transponder civil të fikur.

Si e ndihmuan izraelitët Ramën të masakronte protestuesit

MONITORIMI I TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR E QUAN FLUTURIMIN E DATES 6 NËNTOR 2026, NGA UAE NË RINAS, SI “FANTAZËM”.

Në Rinas, për materialet, si dhe për një grup personash të paidentifikuar, nuk u zbatuan procedurat standarte ligjore për të dalë nga zona e aeroportit.

Si e ndihmuan izraelitët Ramën të masakronte protestuesit

HARTA QË SHOQËRON TË DHËNAT E MONITORIMIT TË TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR TË FLUTURIMEVE

Personat e panjohur u larguan në drejtim të Tiranës, pa bërë “check-in” dhe përmes portës që shqiptarëve u kujton vjedhjen spektakolare të vitit 2019, nga ku një grup grabitësish përlanë, në brendësi të aeroportit, rreth 6 milionë euro.

Disa nga personat e paidentifikuar u shfaqën, bashkë me ngarkesën me materiale, në Repartin 100, apo Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike dhe magazinave në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që gjendet në zonën e Mulletit, në Tiranë.

Të shoqëruar vetëm nga një përkthyes dhe një shofer, personat e paidentifikuar u futën në ambientet e këtij reparti pa autorizim të shkruar dhe pa paraqitur karta identiteti.

Në magazinë u shkarkuan pajisje e veshje speciale për policinë, sasi të mëdha fishekësh gazi lotsjellës si dhe një numër armësh, që lëshojnë këta fishekë, 100 copë “shotgun” që qëllojnë me plumba gome, municion përkatës, etj.

Personat e paidentifikuar u panë në magazinë duke montuar e dhënë udhëzime për përdorimin e pushkëve, apo shotganëve, që qëllojnë fishekët e gazit dhe plumbat prej gome.

Të gjitha materialet u pranuan në magazina pa procesverbal kolaudimi, duke u justifikuar si të dhuruara.

Disa ditë më pas, një prokuror i Prokurorisë së Tiranës shkoi te Reparti 100, ku mori në pyetje punonjësit përgjegjës, duke evidentuar se armët, apo shotganët, ishin të pamarkuara, pra pa asnjë lloj shkrimi për tipin dhe numrin e serisë dhe se, fishekët 40 mm, të gazit lotsjellës, nuk kishin datë prodhimi dhe skadence.

Veprime të mëtejme të hetimit nuk dihen.

Avionët “cargo”, të ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, shkarkuan në Rinas edhe disa kamionë, dy prej të cilëve ujëhedhës të blinduar, të njëjtët që u shfaqën përpara Kryeministrisë një javë, apo 10 ditë më pas, më 31 tetor 2026.

Si e ndihmuan izraelitët Ramën të masakronte protestuesit

DATABAZA E TË DHËNAVE PËR EKSPORTET USHTARAKE DHE TË SIGURISË TË IZRAELIT, QË KONFIRMON SE MJETE TË PRODHUARA NGA KOMPANIA “BEIT ALFA TECHNOLOGIES” PËR KONTROLLIN E TRAZIRAVE, TË PAJISUR ME NJË SISTEM UJI ME PRESION, JANË BLERË NGA SHQIPËRIA

Duke bërë një kërkim të thjeshtë në internet, ujëhedhësit e blinduar rezultojnë të jenë të prodhimit izraelit (të vitit 2015), saktësisht të kompanisë private “Beit Alfa Technologies”, e cila përshtat për këtë qëllim automjete të markave Benz, MAN, etj.

Si e ndihmuan izraelitët Ramën të masakronte protestuesit

MODELI I UJËHEDHËSIT TË BLINDUAR QË ËSHTË BLERË NGA SHQIPËRIA SIPAS DATABAZËS SË TË DHËNAVE PËR EKSPORTET USHTARAKE DHE TË SIGURISË TË IZRAELIT

Në pamje, dy ujëhedhësit e blinduar nuk i kanë të gjitha karakteristikat e atyre që prodhon kompania izraelite “Beit Alfa Technologies”. Sa duket, të dy mjetet fillimisht kanë kaluar nga garazhet e “Timak Defense”, në bashkëpronësi të izraelitit Ron Yeffet, ku pamja e jashtme është ndryshuar me llamarina e bojë, pasi, në situatat e krijuara, shqiptarëve nuk u bën mirë të mësojnë se ato janë prodhuar në Izrael.

Gjithsesi, prova e fshehur në Tiranë, nuk është fshehur në Izrael. Ujëhedhësët e blinduar, të llojit “RCA 900 Riot Control Vehicle”, me ngjyrë të zezë, që shqiptarët po shohin të stolisur me flamuj kombëtarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë blerë në Izrael.

Faktin e konfirmon Databaza e të Dhënave për Eksportet Ushtarake dhe të Sigurisë të Izraelit (The Database of Military and Israeli Security Export), që thotë se mjete të prodhuara nga kompania “Beit Alfa Technologies” për kontrollin e trazirave, të pajisur me një sistem uji me presion, janë blerë nga Shqipëria.

Të dhëna të tjera specifike nuk jepen. Çmimi për një mjet të tillë, nëse blihet i ri, shkon deri në 1.5 milion euro.

Sipas zërave që vijnë nga brenda Policisë së Shtetit, të gjitha mjetet e ardhura me avionë “cargo” në Rinas, si dhe 40 furgonë të rinj IVECO, që i janë shpërndarë komisariateve të policisë së Tiranës, janë paguar nga një biznesmen (oligark) i fuqishëm shqiptar pranë Kryeministrit Edi Rama.

Kjo shpjegon edhe deklaratën e Kryepolicit Skënder Hitaj, sipas së cilës, për mjetet e reja “nuk është harxhuar asnjë lek nga buxheti i shtetit”.

Ndërsa për pjesën tjetër të deklarimit, kur tha se “mjetet janë marrë në përdorim nga policitë partnere” dhe më tej “nuk ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka marrë pjesë në menaxhimin (e protestave), apo duke na sugjeruar ndonjë gjë”, Kryepolici Hitaj gënjeu.

Pas datës 19 tetor 2026, në fshatin Prush të Tiranës, në livadhin që gjendet në anën perëndimore të rezervuarit (liqen artificial) të fshatit, për disa ditë me radhë, persona, të cilët sipas disa dëshmive, mbanin të stampuar në uniforma shenjën e Yllit të Davidit, kanë stërvitur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Dëshmitarët i treguan autorit të shkrimit se personat e huaj, sipas tyre izraelitë, u kishin mësuar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë si të përdornin pushkët që qëllojnë plumba gome, hedhjen e granatave me gaz lotsjellës e të tjera ushtrime.

Të gjitha mbetjet, gëzhoja dhe pjesë tamponash, predha të plumbave plastikë, granata me gaz lotsjellës të shpërthyera dhe mashat e tyre, ambalazhi, e të tjera, pas përfundimit të stërvitjeve, janë mbledhur, por në terren ka ende prova të shpërndara.

Sipas disa burimeve policore, pas datës 20 tetor 2026, një tjetër grup specialistësh izraelitë u akomoduan në katin e tretë të godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku montuan pajisje përgjimi të paautorizuara, të cilat i operuan për disa ditë-netë me radhë.

Rezultati më tronditës i përgjimeve, për Kryeministrin Edi Rama, do të ishte “peshkimi” i komunikimeve, që vërtetonin përfshirje në organizimin e pjesë së ashpër të protestës, të Kryebashkuakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe ish-koordinatorit të bandave të krimit të organizuar, Ergys Agasi.

Përgjimet nuk u bënë publike. Ato ishin, jo vetëm të paligjshme, por edhe ironikisht akuzuese, pasi të dy të përgjuarit ishin – njëri ish-krahu i djathtë dhe tjetri ish-miku më i ngushtë i Kryeministrit.

Për këto arsye, pas degdisjes së të dyve në burgje më të kontrolluara dhe larg Tiranës, me qëllim që vetë të shfaqej si viktimë, ndërsa protesta të përbaltej sa më tepër, Kryeministri ideoi dhe emetoi idenë e një komploti me autor krimin e organizuar.

Të pyetur për praninë e ekspetrëve izraelitë, i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit, iu përgjigj interesimit të mediave me të njëjtin formulim; “kanë ardhur për trajnim disa kolegë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në bazë të marraveshjeve të mëparshme”.

E gjithë skema, e fshehjes së pranisë së ekspertëve izraelitë në ndihmë të policisë shqiptare, përmbyll këtë panoramë: Kryeministri Rama u kërkon ndihmë, për të përballuar protestat, miqve të vet izraelitë, një biznesmen shqiptar pranë tij merr përsipër të paguajë gjithë faturën, që duhet të jetë disa milionë euro, më tej, me qëllim që gjithçka të mbetet sekret, materialet “Made in Israel” dhe eskpetrët izraelitë bëhen të dukshëm vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe – shtet që njihet për miqësinë dhe bashkëpunimin ushtarak me Izraelin.

Në vijim të këtij operacioni sekret, pas mbërritjes në Rinas, materialet dhe sidomos ekspertët izraelitë, kalojnë pa lënë asnjë gjurmë në kompjuterat e aeroportit, duke u shpërndarë, në destinacionet e tyre, të fshehur nën identitetin e një grupi “kolegësh policë”, të ardhur në mënyrë të ligjshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rezultati i kësaj ndihme është i njohur, i dokumentuar dhe i provuar. Materialet e reja, pushkët me plumba gome, pushkët dhe granatat që lëshojnë gaz lotsjellës, fuqia më e shtuar e ujit të hedhur nga autobotët “Made in Israel” dhe, më tëpër se këto, udhëzimet e dhëna nga eskpetrët izraelitë, e mposhtën pjesën e dhunshme të protestës.

Pas datës 20 tetor 2026, ekspertë të sigurisë vunë re edhe një ndryshim të mënjëhershëm të metodave të trajtimit të turmës. Ajo nuk sulmohej me gaz lotsjellës vetëm nga përballë, por edhe nga krahët, edhe nga pas shpine, duke shkaktuar panik e kaos e për rrjedhojë duke marrë një rezultat më të shpejtë.

Mbetur këtu, pas datës 20 tetor, shqiptarët do shokoheshin nga filmimet që tregonin dhunën e ushtruar, nga falanga të policisë shqiptare, ndaj minorenëve dhe të rinjve protestues.

Për herë të parë në pothuaj gjithë historinë e saj, policia shqiptare iu shfaq popullit të vet me profilin e xhelatit, apo të pushtuesit të huaj. Si në asnjë rast të mëparshëm, ajo ju vërsul protestuesve si të kishte përballë armikun dhe jo popullin e vet.

Fëmijë e të rinj, përmbi 1 mijë, u rrahën deri në pikën ku ndan jeta me vdekjen, mijëra plumba gome shënjuan kokat e sytë e protestuesve, skena e marrjes osh, nga policia, e një të riu pa ndjenja, të cilit i varej këmba e thyer, apo ajo e një të zalisuri tjetër, të cilit polici i goditi kokën me shkelm, si të ishte top futbolli, do të terrorizonin shqiptarët.

Dhe kur, në këtë sjellje krejtësisht të ndryshuar të policisë, nuk ka më asgjë shqiptare, asnjë grimë nga këshilla dhe autokëshilla e Kryeministrit për empati ndaj popullit, një pyetje logjike ngjizet: mos vallë ekspertët izraelitë i mësuan policisë sonë metodat që ata vetë kanë përdorur për të shtypur protestat e popullit palestinez?

A duhet dyshuar se taktika të përdorura kundër protestuesve, të cilët izraelitët i konsiderojnë terroristë, apo armiq, u përdorën nga policia shqiptare kundër popullit të saj?

Tronditës është fakti, se pas një kërkimi të thjeshtë në internet, rezulton që dhuna, e ushtruar nga policia izraelite ndaj protestuesve palestinezë, të ketë përputhshmëri pothuaj njëqind për qind me dhunën e ushtruar nga policia shqiptare pas datës 20 tetor 2026. Mungon vetëm një element i përdorur nga policia izraelite: gjuajtja në mish me armë zjarri.

Ja rekordet:

1-Policia izraelite ka përdorur kundër protestuesve palestinezë rrahjet sistematike. Të ndaluarit shpesh u janë nënshtruar goditjeve të rënda me shkopinj gome, shkelma dhe grushte menjëherë pas arrestimit, gjatë transportit dhe gjatë marrjes në pyetje. – Këtë e zbatoi, pa pasur pikë mëshire, edhe policia shqiptare.

2- Policia izraelite ka tentuar thyerjen e dinjitetit të protestuesve, përmes dhunës të shoqëruar me fyerje dhe poshtërim, për të shkuar te devalvimi i dinjitetit njerëzor dhe krijimi i një ndjenje nënshtrimi të plotë. – Më qëllim që të mos guxonin të dilnin më në protesta, këtë e bëri edhe policia shqiptare, sidomos në ambientet pa kamera të komisariateve.

3- Policia izraelite i ka gjuajtur drejtpërdrejtë mbi protestuesit fishekët e gazit lotsjellës. Sipas rregulloreve, fishekët e gazit lotsjellës duhet të lëshohen në ajër me qëllim për të shpërndarë turmat. Megjithatë, raportet tregojnë se shpesh policia izraelite i ka qëlluar horizontalisht, drejt trupit ose kokës së protestuesve, nga distanca të shkurtra. – Këtë e bëri live, para kamerave, edhe policia shqiptare.

4- Policia izraelite vazhdimisht ka gjuatur plumba gome në pjesët e sipërme të trupit. Kur qëllohen në pjesën e sipërme të trupit dhe nga distanca të afërta, në shkelje të procedurave, plumbat e gomës shpesh shkaktojnë humbje të syve, fraktura të rënda ose dëmtime të organeve të brendshme. – Këtë e bëri, pa asnjë dridhje dore dhe me shumicë, edhe policia shqiptare.

5- Policia izraelite ka përdorur edhe metodën e “Ujit të Qelbësit”, që është një lëng kimik me erë jashtëzakonisht të rëndë, i ngjashëm me atë të kërmave, ose ujërave të zeza, që spërkatet me presion të lartë përmes autoboteve dhe që shkakton të përziera dhe të vjella të forta. – Edhe kjo metodë është vërtetuar të jetë përdorur nga policia shqiptare, në disa raste, gjatë protestës.

Të gjitha metodat e mësipërme janë të ndaluara rreptësisht, nisur nga Neni 17 i Kushtetutës së Shqipërisë, që kërkon proporcionalitet në kufizimin e të drejtave themelore, shkuar te Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e të tjera organizata ndërkombëtare, që garantojnë ndalimin e torturës, trajtimin çnjerëzor ose poshtërues të protestuesve.

Konventa Europiane përcakton se aktet e izoluara të dhunës, nga disa pjesëmarrës, nuk mund t’i atribuohen automatikisht të gjithë protestës. Pra, nëse një individ hedh gurë apo ushtron dhunë, kjo nuk e zhvesh të gjithë tubimin nga mbrojtja ligjore.

Më tej, Udhëzuesi i OKB-së i vitit 2020 për armët më pak vdekjeprurëse, thotë se plumbat e gomës duhet të përdoren vetëm drejt këmbëve të një individi të dhunshëm, kur ekziston kërcënim i menjëhershëm për dëmtim. Pra, ndalohet rreptësisht shënjestrimi i kokës, fytyrës dhe qafës.

Për gazin lotsjellës, i njëjti udhëzues, kërkon paralajmërim, kohë për largim dhe një rrugë të sigurt për protestuesit…

Sot Prokuroria Shqiptare, qoftë SPAK, nëse pretendojnë se u ka mbetur gjëkundi ndonjë fije burrërie përballë Kryeministrit Edi Rama, duhet të kryejnë një hetim të thelluar për të gjithë këtë masakër.

Duhet të hetohet e gjithë skema e ndërtuar me qëllim që shqiptarët dhe të tjerë të interesuar, të mos dyshojnë në ndihmën izraelite, që ka mbërritur në Tiranë në shkelje të një numri të madh ligjesh, që të konvertuar në akuza shkojnë, nga shpërdorimi i detyrës te shkelja e procedurave doganore, nga kontrabanda te trafikimi i armëve dhe municioneve, falsifikimi i dokumenteve, shkelja e kontrollit shtetëror të mallrave ushtarake, etj, etj.

Por kjo nuk është më e rënda.

E rëndë nuk është as se çfare cope tjetër do u zhvatet Shqipërisë dhe shqiptarëve për të shpërblyer ndihmën që izraelitët dhe miku oligark i dha Edi Ramës për të ruajtur pushtetin.

Më e rënda fare u vërtetua gjatë protestës së të shtunës, 7 nëntor 2026, kur policia shqiptare, megjithë gurët, fishekzjarrët e Molotov-ët e hedhur nga protestuesit, arriti rezultatin e kërkuar duke përdorur vetëm autobotet me ujë dhe pa shkuar të dhuna ekstreme në pothuaj asnjë rast.

E thënë më shkurt, më 7 nëntor 2026, respektimi nga policia i proporcionalitetit vërtetoi se dhuna çnjerëzore, e përdorur deri dje, paskësh qenë e panevojshme.

Pikërisht ky fakt, kjo e vërtetë, i ekspozon shumë keq Kryeministrin Edi Rama dhe më tej Policinë Shqiptare, të cilët urdhëruan, dirigjuan dhe zbatuan një masakër të panevojshme mbi protestuesit, mbi fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.