Nga muzika te bizhuteritë, Britney Spears zbulon markën e saj të re “BTiny”

Britney Spears po zgjeron aktivitetin e saj përtej muzikës, duke u bërë gati të hyjë në botën e bizhuterive me markën e saj të parë, të quajtur “BTiny”.
Këngëtarja 44-vjeçare ka zbuluar më në fund projektin që e kishte mbajtur sekret dhe për të cilin kishte punuar gjatë vitit të fundit. Marka lançoi faqen e saj zyrtare të premten, më 13 nëntor, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave.
“Mirë, pra… kam mbajtur një sekret. Një sekret të vogël… ose ndoshta TINY”, shkruhet në mesazhin që shfaqet në faqen e re të markës.
Megjithatë, deri më tani nuk janë prezantuar modelet e bizhuterive dhe as detaje konkrete mbi çmimet apo datën e daljes në shitje. Vizitorët mund të regjistrohen në listën e pritjes për të marrë përditësime mbi koleksionin.
Sipas një burimi pranë këngëtares, ky projekt është një ëndërr e kahershme e Britney-t, të cilën ajo dhe fansat e saj e kanë pritur prej më shumë se 20 vitesh.
Ky nuk është hera e parë që Spears ka folur për dëshirën për të krijuar bizhuteritë e saj. Në nëntor të vitit 2024, ajo njoftoi përmes Instagramit se koleksioni i saj i parë do të vinte së shpejti, duke i përshkruar modelet si delikate, të veçanta dhe unike.
“Jam shumë e emocionuar! Është fantastike të kuptosh se sa bukur është të jesh artiste dhe të kesh pasion për kaq shumë gjëra të ndryshme”, kishte shkruar ajo në atë kohë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.