Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.37 ▲0.69%
ARI 4,170 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,220 ▲ +1.22% ETH $1,707 ▲ +1.36% XRP $1.1365 ▼ -0.24% SOL $69.2900 ▲ +1.12%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.37 ▲0.69 % ARI 4,170 ▼1.8 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.37 ▲0.69 % ARI 4,170 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

“Eurovision 2026” në Vjenë, 35 shtete në garë, Shqipëria me Alis Kallaçin dhe këngën “Nan” në gjysmëfinalen e dytë…

“Eurovision” në edicionin e 70-të këtë vit me garën e këngës në Vjenë të Austrisë. Shqipëria prezantohet me këngëtarin Alis Kallaçi, i cili do të ngjitet në skenën e madhe më 14 maj për të interpretuar këngën “Nan”, një performancë që premton emocion, thellësi vokale dhe ndjeshmëri artistike. Edicioni i këtij viti përfshin pjesëmarrjen e 35 shteteve. Një natë më parë “Eurovision 2026” zhvilloi gjysmëfinalen e parë në Vjenë dhe do të ketë gjysmëfinalen e dytë më 14 maj. “Eurovision” me zhvillimin e tij sjell dhe një spektakël të madh muzikor, ku në mbrëmjen e së shtunës më 16 maj do të jetë dhe finalja e madhe. Me këngën “Nan”, Alis Kallaçi u shpall dhe fitues i Festivalit të Këngë në RTSH që u zhvillua në dhjetor 2025, që shënoi dhe edicionin e 64 , duke u shpallur njëkohësisht edhe përfaqësuesi i vendit tonë në “Eurovision 2026”.

Në edicionin e 70-të të “Eurovision Song Contest”, Alis Kallaçi përfaqësuesi i Shqipërisë do të garojë i 13-ti, në gjysmëfinalen e dytë. Në gjysmëfinalen e dytë janë shtetet: Bullgaria, Azerbajxhani, Rumania, Luksemburgu, Çekia, Franca, Armenia, Zvicra, Qiproja, Austria, Letonia, Danimarka, Australia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Malta, Norvegjia. Vendet pjesëmarrëse në gjysmëfinalen e parë ishin Moldavia, Suedia, Kroacia, Greqia, Portugalia, Gjeorgjia, Finlanda, Mali i Zi, Estonia, Izraeli, Belgjika, Lituania, San Marino, Polonia dhe Serbia. Shqipëria prej vitesh ka përfaqësimin e saj në “Eurovision”, me fituesin e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku një vit më parë në edicionin e 69 të “Eurovision” që u zhvillua në Bazel të Zvicrës, vendi ynë u përfaqësua me grupin “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.

Festivali këtë vit

“Eurovision 2026” risjell dhe këtë vit garën e këngës, ku Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski vijnë si prezantues të festivalit, një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Europë. Votimi do të jetë i kombinuar, i ndarë mes votimit të publikut dhe vlerësimit të jurive profesionale. Këtë vit, sipas rregullores së “Eurovision Song Contest” vetëm 10 shtetet më të votuara nga secila gjysmëfinale e festivalit do të kalojnë në natën finale. Austria si vendi pritës i “Eurovision”, së bashku me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të performojnë gjatë festivalit dhe do të kenë të drejtë vote. Këto shtete janë pjesë e grupit “Big 5” (së bashku me Gjermaninë dhe Italinë), të cilat, bashkë me vendin organizator, kualifikohen automatikisht në finalen e madhe. Edicioni i 70-të i “Eurovision” po mbahet në Vjenë, pasi Austria fitoi edicionin e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.