☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,375 ▲0.03%
NASDAQ 26,479 ▲1.18%
NAFTA 99.98 ▼1.75%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,644 ▲ +0.75% ETH $2,345 ▲ +1.23% XRP $1.3236 ▲ +2.23% SOL $100.9400 ▲ +0.37%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Eurozona dakord për ta ndihmuar sërish Greqinë

bbNuk do të ketë ‘Grexit’, por Greqia duhet të miratojë deri të mërkurën reformat e kërkuara nga eurozona. Udhëheqësit e eurozonës arritën pas një maratone bisedimesh një marrëveshje unanime për një plan të tretë ndihme financiare për Greqinë. Kryetari i BE-së Donald Tusk tha se udhëheqësit kanë rënë dakord “në parim” për negociata për shpëtimin e Greqisë “që me fjalë të tjera do të thotë mbështetje e vazhdueshme për Greqinë”. “Nuk do të ketë ‘Grexit’,” tha kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke iu referuar frikës se Greqia mund të largohej nga eurozona. Greqia tani do të duhet të miratojë deri të mërkurën reformat e kërkuara nga eurozona.

Ristrukturimi i borxhit

Kryeministri grek Aleksis Tsipras u tha gazetarëve se Greqia ishte përballur me një “betejë të ashpër” gjatë së cilës fitoi ristrukturimin e borxhit, dhe i dërgoi një mesazh dinjiteti të gjithë Evropës. “Marrëveshja është e vështirë, por ne arritën të shmangim synimin për nxjerrjen e pasurive shtetërore jashtë vendit,” tha ai. “Ne e shmangëm planin për një mbytje financiare dhe për rrënimin e sistemit bankar.” Jeroen Dijsselbloem, kreu i grupit të ministrave të Financave të eurozonës, tha se marrëveshja përfshin një fond prej 50 miliardë eurosh të bazuar në asetet e Greqisë, 25 miliardë prej të cilave do të përdoren për të rikapitalizuar bankat greke. Tani mbetet që parlamentet e një sërë shtetesh të eurozonës ta miratojnë programin e ri të ndihmave.

Rrugë e vështirë

“Rruga do të jetë e gjatë dhe duke gjykuar nga negociatat e tanishme, e vështirë,” tha të hënën në mëngjes kancelarja gjermane Angela Merkel. Udhëheqësit e eurozonës biseduan në Bruksel për rreth 17 orë dhe bisedime vazhduan madje edhe gjatë natës. Gjatë natës, reporterët njoftuan se Greqia kishte ngulur këmbë në lidhje me rolin e propozuar në programin e ri të ndihmës për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe mbi fondin e bazuar në asetet greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.