☁️
Tiranë 32°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.55 ▼0.2%
ARI 4,193 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,710 ▲ +2.1% ETH $1,728 ▲ +6.52% XRP $1.1036 ▲ +3.73% SOL $81.0900 ▲ +3.42%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.55 ▼0.2 % ARI 4,193 ▲1.63 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.55 ▼0.2 % ARI 4,193 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Kosova

Fatmir Limaj: Le të del e vërteta për mua, është tepruar tani (Video)

“Mua më intereson vetëm një gjë: të del e vërteta! Sepse është bërë shumë gjatë, 10 vjet”, ka theksuar Limaj, duke shtuar: “Boll ma!”.

Fatmir Limaj
Fatmir Limaj

“Për mua është luks që aktualisht të merrem me prapavijën politike. Unë jam i interesuar që vetëm përmes rrugës ligjore të zgjidhim këto raste ndaj meje. Këto gjëra që po dalin sot mendoj se tregojnë mjaftueshëm që atje ka ardhë një erë e keqe që duhet të hetohet e ndriçohet deri në fund. Nëse nuk ndodh kështu, ne po dyshojmë se ky sistem i drejtësisë po fsheh diçka nga ne”, ka potencuar Fatmir Limaj.

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA për Kosovën duke folur në Rubikon të KTV’së ka thënë se është duke kërkuar nga drejtësia ta thotë të vërtetën për të gjithë ato që po thuhen mbi pretendimet dhe hetimet për gjykimet e tij në rastin Kleçka dhe MTPT.

Ai ka thënë se prokuroret e EULEX’it kanë publikuar vetëm një pjesë të transkriptim te SMS’ve. Limaj ka thënë se në këtë rast ka pasur abuzime mbi detyrën që kanë bërë prokuroret.


Fatmir Limaj by GazetaExpressTV

” Ne kemi fakte të tjera. E kemi edhe transkriptim komplet të këtyre sms’ve”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se duhet të nisin hetime dhe të vërtetohen këto që po thuhen.

“Unë ka 5 vite që kërkoj një hetim të këtillë. Jo vetëm se kemi hasur në vesh të shurdhër, jo vetëm se prokuroria s’ka ndërmarr masa, por edhe ka tentuar t’i mbys zërat e atyre dëshmitarëve që kanë dashur të thonë diçka”, ka thënë Limaj në Rubikon.

Limaj ka thënë se nëse prokurorja Isabele Arnal ka dashur që ta arrestojë dikë me një vendim aq të shpejtë, të marr brenda natës, siç ka thënë Wilkinson, “atëherë kjo gjë është brengosëse”.

Kryetari i NISMA-s ka thënë se gjithmonë brenda institucioneve ka njerëz që hetojnë dhe raportojnë se diçka nuk po shkon si duhet brenda atij institucioni, siç është rasti i ish-hetuesit Wilkinson, me të cilin Limaj thotë të jetë takuar disa herë dhe i ka treguar për të gjitha këto shkelje ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.