🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,470 ▲ +2.46% ETH $2,327 ▲ +3.29% XRP $1.2812 ▲ +2.32% SOL $93.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ferati–Rokas: Bashkëpunimi me BE-në për zhvillim të barabartë dhe institucione më të forta

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Gjatë takimit u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive si një nga shtyllat themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, si bazë për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Ministri Ferati dhe ambasadori Rokas folën edhe për forcimin e kapaciteteve institucionale të ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, me qëllim rritjen e efikasitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave që kontribuojnë në kohezionin shoqëror. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e barabartë të rajoneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Nga atje thonë se Ferati shprehu mirënjohjen për partneritetin me Bashkimin Evropian, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në iniciativa që forcojnë bashkëjetesën, zhvillimin institucional dhe perspektivën evropiane të vendit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.