☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.10 ▲2.2%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,117 ▲ +1.54% ETH $2,362 ▲ +1.96% XRP $1.3293 ▲ +1.97% SOL $102.4200 ▲ +2.3%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Fest Folk 2026, nga qyteti në qytet me këngët dhe vallet e traditës

Fest Folk 2026 vijon të udhëtojë nëpër Shqipëri, duke bashkuar publikun me këngën, vallen dhe pasurinë e traditës sonë kulturore.

Pas shfaqjeve në Vlorë, Laç, Sarandë dhe Durrës, Fest Folk 2026 vijon rrugëtimin me një tjetër ndalesë të rëndësishme, këtë herë në Gjirokastër. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të ngjitet nesër (13 gusht) në skenën e Gjirokastrës, për t’i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë kushtuar muzikës, këngës dhe valles shqiptare.

Rrugëtimi i deritanishëm është shoqëruar me duartrokitje dhe emocione në qytetet ku Ansambli ka performuar. Në Durrës, këngët, vallet dhe tradita shqiptare krijuan një atmosferë festive, me ritëm, ngjyra dhe energji, ndërsa publiku u bë pjesë e drejtpërdrejtë e spektaklit.

Nën tingujt e muzikës qytetare dhe ritmet e folklorit shqiptar, skena u shndërrua në një festë të përbashkët, ku artistët dhe publiku u bashkuan përmes këngës dhe valles. Kjo ishte një mbrëmje ku spektatori nuk mbeti thjesht përballë skenës, por u bë pjesë e saj.

Tashmë radha i vjen Gjirokastrës, qytetit të gurtë dhe një prej qendrave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në këtë qytet, ku tradita është pjesë e pandarë e identitetit, artistët e Ansamblit do të sjellin ngjyrat, ritmet dhe emocionet e folklorit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.