Te ndryshme

Festohet në Tiranë, 55 vjetori i Pavarësisë Kombëtare të Sierra Leones

Ishin të pranishëm përfaqësues të parlamentit, qeverisë, trupit diplomatik, konsuj nderi, përfaqësues të biznesit, shtypit, etj.

Konsulli i Nderit i Republikës së Sierra Leones në Repubikën e Shqipërisë z.Artan Stroka, organizoi ditën e enjte, datë 28 prill 2016, në “Tirana Internacional”, një mbrëmje festive, me rastin e 55 vjetorit  të Festës Kombëtare të Republikës së Sierra Leones. Ishin të pranishëm përfaqësues të parlamentit shqiptar, qeverisë, trupit diplomatik në Tiranë, konsuj nderi, përfaqësues të biznesit, shtypit, etj. Nderuan me praninë e tyre: nënkryetari i parlamentit, z.Edmond Spaho, deputetët  Musa Ulqini, Kastriot Islami, zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Selim Belortaja, zv/ministri i Ministrisë së Zhvillimit Urban, z. Alfred Dalipi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Abaz Hado, Ambasadori i Republikës së Kinës, znj. Jiang Yu,  Ambasadori i Republikës së Bullgarisë, z.Dirmitar Arnaudov, etj. Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë, z. Selim Hoxhaj, Konsulli i Nderit të Republikës së San Marinos, z. Esat Ademi, etj.

foto celulari 036Fjalën kryesore që ishte edhe fjala e hapjes, e mbajti Konsulli i Nderit i Republikës së Sierra Leones në Repubikën e Shqipërisë, z.Artan Stroka, i cili u ndal në zhvillimet historike dhe ato të sotme të Siera Leones. “65 vite më parë, tha Konsulli Stroka, konkretisht më 27 Prill, të vitin 1961, Sierra Leone, pas përpjekjeve të mëdha, fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe dhe u shpall shtet i pavarur, akt i cili u firmos në Londër. Më 20 prill të vitit 1960, filluan në Londër negociatat për pavarësinë e Sierra Leones. Mbretëria e Bashkuar njohu pavarësinë e Sierra Leones më 27 prill 1961 dhe Milton Margai u bë i pari kryeministër i Sierra Leones. Në maj të vitit 1962, Sierra Leone mbajti për herë të parë zgjedhjet e përgjitshme si shtet i pavarur”, tha Stroka.

Stroka tha se: “Sierra Sierra Leone, ka lidhje të vjetra me kontinentin Europian. Edhe vete emri i ketij shteti, u pagëzua nga një europian. Në vitin 1462, eksploratori portuges Pedro de Sintra zbarkoi në këto teritore dhe i emërtoj “Serra leoa” që në  portugalisht ka kuptimin “malet luaneshë”. Janë më pas europianë të tjerë, që zbarkojnë aty për tregti si francezët e hollandezët, por janë spanjollët që i dhanë definitivisht emrin që ka dhe sot: Sierra Leona. Kurse në vitin 1562 në Sierra Leone zbarkuan anglezët, për të qëndruar aty për disa shekuj. Falë këtyre marrëdhënieve me vendet europiane është edhe hapja nga britanikët  universitetit të parë në vitin 1827 dhe prej më shumë se një shekulli ka qenë i vetmi universitet evropian në Afrikën Perëndimore”.

foto celulari 070Konsulli Stroka u ndal edhe në aspektin ndërkombëtar të Siera Leones. “Sierra Leone që nga krijimi si shtet i pavarur në vitin 1961, tha ai, e deri sot ka aderuar në shumë organizata ndërkombëtare.  Po atë vit që u shpall shtet i pavarur, Sierra Leone u pranua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, konkretisht në 27 shtator 1961. Sierra Leone është antare e shumë organizatave ndërkombëtare si: Bashkimi Afrikan, Komiteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, Bankës Afrikane për Zhvillim,  Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, antare Gjykatës Ndërkombëtare Penale, etj.”

Lidhur me pozicionin gjeografik, Stroka tha se: “Sierra Leone, është shtet bregdetar në Afrikën Perëndimore, me rreth 7 milionë banorë dhe sipërfaqe rreth 71 mijë kilometra katrorë. Sierra Leone kufizohet nga Guinea në veri dhe Liberia në jug-lindje, kurse ne perëndim kufizohet nga Oqeani Atlantik, në breg të cilit  ndodhet kryeqyteti Fritaun, porti më i rëndësishëm detar në bregdetin Atlantik”. Duke u ndalur tek ekonomia, ai tha se “Ekonomia është e mbështetur kryesisht tek minierat ku diamantet mbajnë peshën kryesore, është një prodhues i madh i titanit, boksitit, arit, etj.  Kultivohet oriz, kakao,  kafe, etj. Sierra Leone ka portin më të madh natyror në kontinentin afrikan, ka dhjete aeroporte rajonalë dhe aeroport ndërkombëtar. Eksportet kryesore bëhen me vëndet e Europës Perëndimore. Në importe përfshihen kryesisht makineritë e paisjet, produktet ushqimore, etj.

Zoti Stroka solli edhe disa tregues të tjerë që kanë të bëjnë me Sierra Leonen. “Gjuha zyrtare është anglishtja, e cila flitet në shkolla dhe administratën shtetërore, kurse gjuha Krio është gjuha më e folur gjerësisht, një element i rëndësishëm që bashkon rreth 60 grupet etnike. Aktualisht, president i vëndit është politikani Ernest Bai Koroma, i cili u zgjodh në këtë post në zgjedhjet e vitit 2007, dhe në vitin 2012, fitoi një madat të dytë, zgjedhje të cilat nga vëzhguesit ndërkombëtarë u shpallën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kuvëndi i Sierra Leones ka 124 vënde. Sierra Leone ka marrëdhënie diplomatike me shumë vënde të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka ruajtur lidhjet historike me Mbretërinë e Bashkuar”, tha Stroka në mbydhje të fjalës së tij që u ndoq me mjaft interes.

foto celulari 069Aktivitetin e ka përshëndetur edhe zoti Selim Belortaja, zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Zoti Belortaja, ka folur për rolin e Konsujve të Nderit, duke falenderuar zotin Stroka për organizimin perfekt të këtij aktiviteti, dy planesh: prezantimin e Konsullatës por edhe festimin e 65 vjetorit të Pavarësisë së Sierra Leones. “Në këtë botë të vogël, falë teknologjisë, roli i Konsujve të Nderit merr një rëndësi të veçantë, dhe zoti Stroka e justifikon mjaft mirë këtë”, tha Belortaja. Duke folur për Republikën e Sierra Leones, apo kontaktet me ne, Belortaja tha se “Me Republikën e Sierra Leones ne njihemi pak si vende, reciprocikisht, por Sierra Leone aderon në disa organizata ndërkombëtare, si edhe ne, psh OKB etj, pra kemi edhe kontakte. Sierra Leone është një nga vëndet afrikane që ka njohur Republikën e Kosovës, konkretisht në 13 korrik 2008, katër muaj pas Shpalljes së Pavarësisë, dhe në vitin 2015 në Nju Jork është nënshkruar marrëveshja për vendosje të marrdhënieve diplomatike midis dy vëndëve”. “Sierra Leone ka një të përbashkët me vendin tonë, kjo është harmonia fetare, gjë që pranohet botërisht, me përbërje popullsia muslimane, të krishere, etj. thuajse në atë përqindje që ka edhe Shqipëria”, tha Belortaja.

Për të pranishmit, Konsullata, paraqiti materiale promovuese për Sierra Leonen,  botime nga “Agjensia e promovimit të eksportit dhe investimeve në Sierra Leone” si: “Investoni në Sierra Leone”, “Profili i sektorit-Bujqësia”, “Profili i sektorit-Minierat”, “Profili i sektorit-Peshkimi”, etj. Në mbydhje mbrëmja-koktej u shoqëria nga performanca baleti, ku interpretoi balerin shqiptar, prima në Operën Kombëtare të Athinës. D.K.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button