Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.03 ▲3.13%
ARI 4,541 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,070 ▲ +11.7% ETH $2,314 ▲ +20.31% XRP $1.1757 ▲ +16.92% SOL $87.5300 ▲ +12.84%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.03 ▲3.13 % ARI 4,541 ▼0.11 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.03 ▲3.13 % ARI 4,541 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Fetoshi: Vidovdani është shndërruar në instrument të luftës hibride kundër Kosovës

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se përdorimi i simbolikës së Vidovdanit nga Serbia përbën një instrument të luftës hibride dhe një mekanizëm për promovimin e narrativave nacionaliste e hegjemone ndaj Kosovës.

Përmes një analize të publikuar në Facebook, Fetoshi ka argumentuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon të instrumentalizojë historinë dhe simbolikat kombëtare për qëllime politike dhe strategjike.

“Vidovdani nuk është një përvjetor historik apo fetar, por është kthyer në ritual të thirrjeve për konflikt e dhunë. Në strategjinë hibride të pas Millosheviqit, Vidovdani është mekanizmi që ushqen narrativat manipuluese për ‘Botën Serbe’: viktimizimin, tokën e ‘shenjtë’ dhe agresionin e Perëndimit”, ka shkruar Fetoshi.

Ai ka vlerësuar se interpretimet nacionaliste të Betejës së Kosovës janë përdorur historikisht për mobilizim politik dhe për promovimin e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës.

“Sakralizohet, që të mos negociohet. Me shenjtërinë nuk bëhet kompromis. Në Bruksel shkohet për ta fituar ‘konstruktivitetin’, por s’mund të pranohet realiteti ‘tokësor’ me Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas Fetoshit, përdorimi i narrativës së viktimizimit ka shërbyer si instrument për shmangien e përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe për mobilizimin e opinionit publik në Serbi.

“Në këtë kuadër, viktimizimi është strategji për shmangien e përgjegjësisë lidhur me krimet e luftës në Kosovë dhe propagandë për mobilizim emocional, e certifikuar përmes klerit fetar”, ka deklaruar ai.

Fetoshi ka kritikuar gjithashtu narrativat që, sipas tij, synojnë relativizimin e krimeve të luftës dhe delegjitimimin e institucioneve të Kosovës.

“Pretendimet për represion e terror ndaj ‘popullit serb’ dhe për ‘krimet’ e UÇK-së gjatë luftës që ‘nuk hetohen qëllimisht’, synojnë demonizimin e Republikës së Kosovës, mashtrimin e opinionit ndërkombëtar dhe pengimin e integrimit të komunitetit serb”, ka shkruar ai.

Drejtori i Institutit “Octopus” ka vlerësuar se simbolika e Vidovdanit vazhdon të përdoret edhe në funksion të politikës së brendshme në Serbi, përmes mobilizimit politik dhe promovimit të narrativave për “padrejtësinë” ndaj Serbisë.

“Në lojën e pushtetit, Vuçiq shërbehet me simbolikat e krenarisë, fuqisë dhe zhvillimit ekonomik. Organizon aktivitete dhe liturgji frymëzuese para Vidovdanit, mobilizon mbështetje elektorale në Beograd dhe demonstron sisteme të reja luftarake më 28 qershor”, ka theksuar Fetoshi.

Në përfundim, ai ka argumentuar se Vidovdani duhet të shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të luftës hibride dhe jo vetëm si një përkujtim historik apo fetar.

“Derisa Kosova të trajtohet si mit dhe nuk pranohet si realitet, Vidovdani do të mbetet rituali i këmbanave të luftës në Ballkan”, ka përfunduar Fetoshi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.