⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,742 ▼ -0.01% ETH $2,237 ▲ +0.39% XRP $1.1581 ▼ -2.48% SOL $89.5200 ▼ -1.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

FFK shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA e FIFA me aktivitete festive në Hajvali

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA dhe FIFA me një sërë aktivitetesh të organizuara në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, duke përkujtuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit dhe shtetit të Kosovës. Në kuadër të kësaj dite festive, u zhvilluan ndeshje simbolike me pjesëmarrjen e ekipeve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke reflektuar unitetin dhe bashkëpunimin institucional në mbështetje të sportit. Në finalen e turneut, Forca e Sigurisë së Kosovës triumfoi ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa trofeun fitues e dorëzoi presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Një moment i veçantë i aktivitetit ishte ndeshja e Kombëtares së Amputuarve, e cila dëshmoi forcën e shpirtit, vullnetin dhe përkushtimin ndaj futbollit përtej çdo sfide. Paralelisht, gjatë gjithë ditës u zhvillua festivali “Grassroots”, ku fëmijë nga shtatë regjione të Kosovës sollën energji, buzëqeshje dhe entuziazëm, duke dëshmuar se e ardhmja e futbollit kosovar është e sigurt. Në fjalën e tij, presidenti Agim Ademi vlerësoi rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në vend. Aktivitetet u përmbyllën me ndeshjen ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Pas një përballjeje të baraspeshuar, fituesi u përcaktua përmes penalltive, ku më të saktë u treguan veteranët e Kosovës. Në përfundim të ndeshjes, trofeu simbolik iu dorëzua kapitenit të veteranëve të Kosovës, Hysni Gjinovci, nga presidenti Agim Ademi. Kjo ndeshje kishte një domethënie të veçantë, pasi në përbërje të veteranëve të Kosovës ishin edhe futbollistë të gjeneratës së sakrificës, të cilët gjatë viteve të okupimit zhvilluan aktivitetin futbollistik jashtë stadiumeve, duke ruajtur gjallë frymën e lojës dhe duke kontribuar në rrugëtimin drejt ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA dhe FIFA me një sërë aktivitetesh të organizuara në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, duke përkujtuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Në kuadër të kësaj dite festive, u zhvilluan ndeshje simbolike me pjesëmarrjen e ekipeve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke reflektuar unitetin dhe bashkëpunimin institucional në mbështetje të sportit. Në finalen e turneut, Forca e Sigurisë së Kosovës triumfoi ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa trofeun fitues e dorëzoi presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Një moment i veçantë i aktivitetit ishte ndeshja e Kombëtares së Amputuarve, e cila dëshmoi forcën e shpirtit, vullnetin dhe përkushtimin ndaj futbollit përtej çdo sfide. Paralelisht, gjatë gjithë ditës u zhvillua festivali “Grassroots”, ku fëmijë nga shtatë regjione të Kosovës sollën energji, buzëqeshje dhe entuziazëm, duke dëshmuar se e ardhmja e futbollit kosovar është e sigurt.

Në fjalën e tij, presidenti Agim Ademi vlerësoi rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në vend.

Aktivitetet u përmbyllën me ndeshjen ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Pas një përballjeje të baraspeshuar, fituesi u përcaktua përmes penalltive, ku më të saktë u treguan veteranët e Kosovës. Në përfundim të ndeshjes, trofeu simbolik iu dorëzua kapitenit të veteranëve të Kosovës, Hysni Gjinovci, nga presidenti Agim Ademi.

Kjo ndeshje kishte një domethënie të veçantë, pasi në përbërje të veteranëve të Kosovës ishin edhe futbollistë të gjeneratës së sakrificës, të cilët gjatë viteve të okupimit zhvilluan aktivitetin futbollistik jashtë stadiumeve, duke ruajtur gjallë frymën e lojës dhe duke kontribuar në rrugëtimin drejt ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.