Fier, Rama me kreun e USAID-it në serat me luleshtrydhe, ndihmë për të përmbyturit
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe Drejtori i USAID-it, Marcus Johnson dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ishte sot në zonën e frakullës ku inspektoi punimet për rindërtimin e serave të shkatërruara ng përmbytja.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se, serat e rindërtuara do të kenë standarde europiane.
“Në zonën e Frakullës ku nisi puna për rindërtimin e serave të shkatërruara nga përmbytja! Serat e rindërtuara do të kenë standarte europiane”, shkruan Kryeministri Rama.
Kryeministri Rama dhe Drejtori i USAID-it, Johnson zhvilluan një takim një preh fermerëve, Z. Xhemil Hamataj nga Frakulli, Fier.
Hamataj është një nga më se 20 fermerët, serrat me luleshtrydhe të të cilëve u shkatërruan plotësisht nga përmbytjet e rënda. USAID dhe Qeveria Shqiptare po bashkëpunojnë ngushtë për të siguruar ndihmë për komunitetin.