☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.53 ▲1.63%
ARI 4,067 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,555 ▲ +2.25% ETH $2,374 ▲ +2.67% XRP $1.3318 ▲ +2.72% SOL $103.0900 ▲ +3.18%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.53 ▲1.63 % ARI 4,067 ▼0.2 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.53 ▲1.63 % ARI 4,067 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Filipce: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore, qëndrimi ynë është parimor

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se partia mbetet në qëndrimet e saj parimore në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nuk do të mbështesë zgjidhje që, sipas tij, hapin hapësirë për manipulim zgjedhor dhe “grabitje zgjedhore”.

Filipçe vlerësoi se metoda e propozuar e votimit për diasporën nuk ofron kushte të barabarta për të gjithë votuesit.

“Pse duhet të ketë votim të ndryshëm për diasporën dhe për njerëzit që jetojnë në vend? Pse duhet të lëmë gjurmë gishtash këtu, dhe dikush duhet të votojë elektronikisht ose me postë? Le të votojnë në mënyrë të barabartë siç votojmë të gjithë”, tha ai.

Sipas tij, me propozime të tilla Qeveria në mënyrë të padrejtë i ekspozon qytetarët në diasporë ndaj dyshimeve se ata mund të jenë të lidhur me parregullsi të mundshme zgjedhore.

Filipçe bëri vërejtje edhe në lidhje me ndryshimet e propozuara në kompetencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, duke vlerësuar se nuk është logjike që KSHZ-ja të kufizohet në vendimmarrje vetëm për ankesat e futura në procesverbal.

Ai shprehu gjithashtu dyshime në lidhje me ndryshimet e propozuara në mënyrën e shënimit të fletëvotimit, duke vlerësuar se ato mund të krijojnë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe abuzime të mundshme.

“Ne gjithmonë do të jemi konstruktivë kur bëhet fjalë për ligje të tilla, por jo me koston e hapjes së derës për grabitje zgjedhore”, tha Filipçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.