☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,669 ▼0.5%
DOW 52,967 ▼0.93%
NASDAQ 26,099 ▼0.88%
NAFTA 86.31 ▲2.28%
ARI 4,566 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,724 ▲ +7.02% ETH $2,342 ▲ +13.05% XRP $1.3183 ▲ +25.12% SOL $87.5800 ▲ +7.95%
S&P 500 7,669 ▼0.5 % DOW 52,967 ▼0.93 % NASDAQ 26,099 ▼0.88 % NAFTA 86.31 ▲2.28 % ARI 4,566 ▲0.45 % S&P 500 7,669 ▼0.5 % DOW 52,967 ▼0.93 % NASDAQ 26,099 ▼0.88 % NAFTA 86.31 ▲2.28 % ARI 4,566 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Fillim jave përvëlues me temperatura deri në 38 gradë, më pas pritet freskim i motit

Java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike.

Sipas parashikimeve, nga veriperëndimi i kontinentit pritet depërtimi i një mase më të freskët ajrore, e cila do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike si dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Të hënën (29.06.2026), moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesërishme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius, duke e bërë këtë ditë më të nxehtën e javës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Autoritetet meteorologjike rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Temperaturat shumë të larta në fillim të javës do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka, ndaj rekomandohet ujitje e rregullt e kulturave bujqësore, veçanërisht e perimeve dhe kulturave në faza intensive të rritjes.

Reshjet e parashikuara në mesin e javës pritet të përmirësojnë rezervat e lagështisë në tokë, megjithatë në zonat me rrebeshe më intensive mund të ketë dëmtime lokale nga breshri.

Fillimi i javës do të karakterizohet edhe nga kushte të pafavorshme biometeorologjike për shkak të vapës dhe stresit termik.

Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve 10:00–17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.

Me depërtimin e ajrit më të freskët nga mesi i javës, kushtet biometeorologjike pritet të përmirësohen ndjeshëm. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.