POLONI – Nisin fluturimet në aeroportin Varshavë-Modlin pas alarmit për bombë
– Aeroporti Varshavë-Modlin u rihap rreth mesditës së sotme, pasi një kërcënim me bombë detyroi një avion pasagjerësh që vinte nga Londra të kryente një ulje të paplanifikuar aty, ndërsa një avion tjetër që vinte nga Kopenhaga u kontrollua në aeroportin Varshavë-Chopin për të njëjtën arsye, shkruan Irishtime.com.
“Dëshirojmë t’ju informojmë se operacionet ajrore në aeroportin Varshavë-Modlin kanë rifilluar,” thuhet në një deklaratë të aeroportit.
“Avioni, për të cilin u raportua një kërcënim i mundshëm me bombë, po kontrollohet aktualisht nga shërbimet përkatëse. Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit ndodhen në sallën e mbërritjeve, në pritje të vendimeve të mëtejshme.”
Një zëdhënës i kompanisë ajrore polake LOT konfirmoi më herët se avioni që u ul në Modlin i përkiste kësaj kompanie.
Një kërcënim me bombë u raportua gjithashtu në një avion të kompanisë SAS, që vinte nga Kopenhaga për në Varshavë; ky avion u ul në aeroportin Chopin dhe tashmë është kontrolluar, bëri të ditur një zëdhënës i aeroportit Varshavë-Chopin, duke shtuar se aeroporti po vazhdon operacionet e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.