Konferenca ndërqeveritare me Malin e Zi të premten në Bruksel, mbyllet Kapitulli 1
Kapitulli 1, Lëvizja e lirë e mallrave, pjesë e Klasterit 2 për tregun e brendshëm, mbyllet të premten, më 6 nëntor, në konferencën ndërqeveritare në nivel delegatësh, siç konfirmoi Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së.
Sipas raportimit të RTCG-së, konferenca do të zhvillohet në nivel delegatësh, përkatësisht në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare në Këshill.
Kapitulli 1 bën pjesë në Klasterin 2, atë të tregut të brendshëm, sipas metodologjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Mali i Zi e hapi Kapitullin 1 më 20 qershor 2017, në konferencën ndërqeveritare të mbajtur në Luksemburg, siç kujton RTCG-ja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.