☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.97 ▲0.5%
ARI 4,077 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,234 ▼ -4.65% ETH $2,246 ▼ -6.6% XRP $1.1979 ▼ -8.35% SOL $90.7500 ▼ -4.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲0.5 % ARI 4,077 ▼0.88 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲0.5 % ARI 4,077 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Final Four/ Vllaznia–Dinamo dhe Elbasani–Egnatia, në përballjet e shtata sezonale

“Final Four” do të ngrejë siparin këtë fundjavë në stadiumin “Air Albania”, aty ku katër skuadrat më të mira të sezonit do të nisin garën për titullin kampion të “Abissnet Superiore”. Dy sfidat e para premtojnë spektakël dhe rivalitet të fortë, teksa përballë do të jenë skuadra që janë njohur mirë me njëra-tjetrën gjatë këtij sezoni, jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë.

Vllaznia dhe Dinamo City do të përballen të shtunën, më 16 maj, në orën 19:00, në duelin e shtatë mes tyre për këtë sezon. Në gjashtë përballjet e mëparshme, bilanci është mjaft i ekuilibruar. Në katër ndeshjet e kampionatit, Dinamo City fitoi takimin e parë 3-1, ndërsa Vllaznia triumfoi në dy sfidat e tjera me rezultatin 1-0 dhe 2-0. Një tjetër përballje u mbyll në barazim 0-0.

Dy skuadrat u përballën edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë në transfertë përfundoi 1-1, ndërsa Dinamo City siguroi kualifikimin në finale pas fitores minimale 1-0 në Shkodër.

Edhe sfida tjetër e “Final Four” pritet të jetë shumë e luftuar. AF Elbasani dhe Egnatia do të zbresin në fushë të dielën, më 17 maj, në orën 19:00, në përballjen e tyre të shtatë sezonale. Katër ndeshjet e kampionatit kanë prodhuar rivalitet të fortë dhe ekuilibër të plotë. AF Elbasani fitoi një takim 1-0, ndërsa tre sfidat e tjera përfunduan në barazim, respektivisht 1-1, 2-2 dhe 0-0.

Rrugët e dy skuadrave u kryqëzuan edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të dyja ndeshjet përfunduan në barazim 1-1, ndërsa Egnatia siguroi kualifikimin vetëm pas goditjeve të penalltive.

“Final Four” pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët shqiptarë, me katër skuadra që kanë zhvilluar një sezon të fortë dhe që synojnë trofeun e kampionit në fund të këtij edicioni. Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Përballjet direkte Vllaznia–Dinamo 2025/26

Dinamo–Vllaznia 3-1

Vllaznia–Dinamo 1-0

Dinamo–Vllaznia 0-2

Vllaznia–Dinamo 0-0

Dinamo–Vllaznia 1-1

Vllaznia–Dinamo 0-1

Përballjet direkte Elbasani–Egnatia 2025/26

Egnatia–Elbasani 1-1

Elbasani–Egnatia 1-0

Egnatia–Elbasani 2-2

Elbasani–Egnatia 0-0

Elbasani–Egnatia 1-1 (2-4 pen.)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.