☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.04 ▲0.57%
ARI 4,071 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,166 ▼ -4.99% ETH $2,244 ▼ -7.04% XRP $1.1989 ▼ -8.77% SOL $90.4800 ▼ -5.82%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.04 ▲0.57 % ARI 4,071 ▼1.04 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.04 ▲0.57 % ARI 4,071 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen ditën e shtunë në protestë në mbështetje të kauzës së studentëve shqiptarë.

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi “revoltën studentore” si një kauzë që tejkalon bindjet politike, duke theksuar se suksesi i saj është në interes të çdo qytetari që dëshiron të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.

Ai u bëri apel qytetarëve që të mbështesin studentët, duke vlerësuar guximin, vendosmërinë dhe sakrificat e tyre.

“Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai. Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend. Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë.

Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Ndaj dhe thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së u përsëriti gjithashtu forcave të tjera opozitare ftesën për t’u bashkuar në një front të përbashkët politik, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Ai theksoi se propozimi i tij nuk lidhet me krijimin e një koalicioni mbi bazën e linjave politike, por me bashkimin e të gjithë faktorëve që kërkojnë ndryshimin e qeverisë.

Sipas tij, ky front do të synonte krijimin e një qeverie teknike dhe hapjen e rrugës për një reformë zgjedhore të drejtë, përmes së cilës qytetarët të kishin të drejtën për të zgjedhur lirisht kandidatin dhe partinë që duan.

“Ftesa ime është shumë e sinqertë dhe u them këtyre drejtuesve të forcave politike se është një moment historik në të cilin çdo shqiptar që konsideron të keqen më të madhe Edi Ramën, organizatën e tij kriminale, narkoshtetin e tij, të bashkohet në një front të përbashkët për largimin e tij nga pushteti. Nuk kemi të bëjmë këtu me një koalicion të linjave politike, por kjo thirrje është për një koalicion që të përfshijë çdo faktor që do rrëzimin e Edi Ramës në mënyrë që të krijojmë një qeveri teknike dhe t’i hapim rrugë reformës zgjedhore dhe shqiptarët të zgjedhin të lirë kandidatët dhe forcat e tyre politike që u besojnë më shumë.

Besoj se kjo ofertë meriton të shqyrtohet dhe të rishqyrtohet. Unë i kam dëgjuar kundërshtitë, por unë prapë i ftoj”, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.