☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.66 ▲0.15%
ARI 4,079 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,214 ▼ -4.57% ETH $2,245 ▼ -6.56% XRP $1.1974 ▼ -8.2% SOL $90.6900 ▼ -4.87%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.66 ▲0.15 % ARI 4,079 ▼0.83 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.66 ▲0.15 % ARI 4,079 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Wadephul: Evropa duhet të përfshihet në negociatat për Ukrainën

BERLIN, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Evropa duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e Ukrainës, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, përpara se të nisej drejt Varshavës, ku do të takohet me homologët e tij në kuadër të Këshillit të Shteteve të Detit Baltik.

Gjermania mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se vendimet për të ardhmen e Ukrainës nuk duhet të merren pa Ukrainën dhe vendimet për sigurinë e Evropës nuk duhet të merren pa Evropën”, tha Wadephul, duke iu referuar bisedimeve që pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dabi mes Kievit, Moskës dhe Uashingtonit.

Negociatat e fundit në formatin tripalësh, ku marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Ukraina, u zhvilluan në Gjenevë në shkurt. Përpara tyre, u mbajtën edhe dy raunde bisedimesh në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Wadephul shtoi se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, theksuan gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën me vendosmëri.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të arrihet një marrëveshje paqeje afatgjatë për Ukrainën dhe të garantohet siguria e Evropës.

“Prandaj, duhet të qëndrojmë së bashku dhe të paraqitemi të bashkuar përballë Rusisë, si aleancë transatlantike, si evropianë dhe amerikanë”, deklaroi ai.

Ministri gjerman theksoi se qeveria në Berlin, vazhdon të mbajë kontakte të ngushta dhe të ketë bashkëpunim të koordinuar si me administratën amerikane, ashtu edhe me Kongresin e SHBA-së.

Ai e cilësoi partneritetin transatlantik si një element bashkues përtej ndarjeve partiake.

Këshilli i Shteteve të Detit Baltik u krijua në vitin 1992, me nismën e Gjermanisë dhe Danimarkës, për të mbështetur transformimin politik dhe ekonomik të rajonit.

Anëtarë të tij janë Gjermania, Danimarka, Estonia, Finlanda, Lituania, Letonia, Polonia dhe Suedia, si dhe Islanda, Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, anëtarësimi i Moskës në këtë organizatë, u pezullua në mars të po atij viti. Rusia u tërhoq nga Këshilli në maj 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.