⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,464 ▲ +0.04% ETH $2,245 ▲ +0.89% XRP $1.2477 ▼ -0.14% SOL $95.6100 ▼ -0.83%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Fleckenstein: Gjermania e bindur për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen, edhe pse vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian mund të përmbajë kushte.

Në një intervistë për ABC News, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein tha se “e rëndësishme është që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish në Këshillin e Ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian”.

“Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqendrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera”, tha ai.

Fleckenstein deklaroi se “ka kaq shumë punë përpara për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur”.

Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur, theksoi ai, duke shtuar se “ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.