☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.17 ▼0.39%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,252 ▼ -5.13% ETH $2,242 ▼ -7.34% XRP $1.2005 ▼ -8.98% SOL $90.1600 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fluksi në pikat kufitare të Korçës vijon të rritet, mijëra udhëtarë kalojnë kufirin

Pikat e kalimit kufitar të qarkut të Korçës vijojnë të përballen me një fluks në rritje të udhëtarëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria. Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 5 252 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa 4 658 persona kanë dalë drejt Greqisë.

Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se fluksi mbetet i përballueshëm dhe po menaxhohet normalisht nga strukturat shqiptare dhe greke. Megjithatë, në ditët në vijim pritet një rritje e mëtejshme e lëvizjeve, për shkak të kthimit të emigrantëve për pushime në Shqipëri, por edhe të qytetarëve që zgjedhin të kalojnë disa ditë pushimi në Greqi.

Edhe pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës ka regjistruar lëvizje të shumta gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në vend kanë hyrë 5 321 shtetas, ndërsa 4 799 të tjerë kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut.

Statistikat e katër ditëve të para të muajit gusht tregojnë një intensifikim të ndjeshëm të lëvizjeve kufitare. Në Kapshticë janë përpunuar gjithsej 37 781 shtetas në hyrje dhe dalje, ndërsa në Qafë Thanë numri i udhëtarëve të përpunuar ka arritur në 42 219.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.