Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0%
ARI 4,731 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $81,370 ▲ +0.52% ETH $2,364 ▲ +1.33% XRP $1.4849 ▲ +4.27% SOL $96.4200 ▲ +3.05%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Rajoni

FMN kërkon lehtësim të konsiderueshëm të borxhit për Greqinë

aaFondi Monetar Ndërkombëtar ka dërguar një sinjal të fortë se ai mund të largohet nga programi i ri i shpëtimit të Greqisë, duke argumentuar se nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë nëse kreditorët evropiane nuk i ofrojnë Athinës lehtësim të konsiderueshëm të borxhit.

Ky veprim përsëri rrit presionin ndaj Gjermanisë, e cila ka kundërshtuar çdo lehtësim të borxhit, pikërisht teksa po përgatitet për të kërkuar miratimin e parlamentit të saj për të negociuar detajet e një plani të ri, për të cilin u arrin marrëveshja në një samit në fundjavë.

Bundestagu pritet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme më vonë këtë javë, nëse parlamenti grek të mërkurën kalon masat shtrënguese të kërkuara nga kreditorët në këmbim të 86 miliardë eurove mbështetje të re financiare.

Aleksis Tsipras, kryeministri grek, është duke luftuar që të përmbajë një rebelim brenda krahut të majtë, SYRIZA, që është kundër masave shtrënguese, përpara votimit të së mërkurës në Parlament, që pritet të mbështetet nga opozita.

Në një memo tre faqesh, dërguar autoriteteve të BE-së në fundjavë dhe që është marrë nga Financial Times, FMN-ja tha trazirat e fundit në ekonominë greke do të çonin borxhin për kulmin e 200 për qind të prodhimit ekonomik gjatë dy viteve të ardhshme. Në fillim të krizës së eurozonës, borxhi i Athinës ishte 127 për qind.

Memo, i përgatitur për liderët e BE-së përpara samitit në Greqi, argumenton se vetëm përmes lehtësimit të borxheve në shkallë të gjerë – që zyrtarët e eurozonës I kanë rezistuar me forcë – Greqia mund të shohë rënien e borxhit në nivele ku ajo do të jetë në gjendje të kthehet në tregjet financiare .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.