Ekonomia

FMN miraton ndihmën 53 milion euro për Shqipërinë: Qeveria besnike ndaj premtimeve për reformat

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi këstin e dytë dhe të tretë të programit të ndihmës për Shqipërinë që do të lejojë pagesën prej 53 milion eurosh. Miratimi i këstit erdhi pasi një ekip i FMN-së vizitoi Tiranën në muajin nëntor për të vlerësuar reformat ekonomike të Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e energjisë elektrike.

fmnShqipëria humbet 150 milion dollarë në vit nga vjedhjet e energjisë elektrike dhe qeveria është e detyruar për të financuar importet e shtrenjta të energjisë. Qeveria ka filluar gjuetinë e hajdutëve të energjisë elektrike dhe ka kërkuar ristrukturimin e çmimit të energjisë si pjesë e programit të FMN-së.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se ishte inkurajuar nga hapat fillestare të qeverisë për të reformuar sektorin e energjisë në vendi. “Do të jetë i nevojshëm zbatimi i qëndrueshëm i këtyre reformave me afat të mesëm, pasi ato janë jetike për qëndrueshmërinë fiskale”, deklaroi Min Zhu, zëvendës drejtor menaxhues në FMN. Ai tha gjithashtu se qeveria shqiptare deri tani u ka qëndruar besnik premtimeve për reformat që kur FMN miratoi programin e tij të kredisë vitin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button