🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.92 ▲2.76%
ARI 3,878 ▼3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,615 ▼ -4.1% ETH $2,019 ▼ -2.94% XRP $1.0407 ▼ -2.34% SOL $81.5600 ▼ -4%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.92 ▲2.76 % ARI 3,878 ▼3.06 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.92 ▲2.76 % ARI 3,878 ▼3.06 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – 53 vende dhe organizata i bëjnë thirrje Izraelit të hapë korridoret humanitare për Gazën

– Një grup prej 53 shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare, i kanë kërkuar qeverisë izraelite, të lejojë hyrjen e menjëhershme dhe pa pengesa të ndihmave humanitare në të gjithë Rripin e Gazës, përmes të gjitha pikave kufitare dhe rrugëve tokësore, raportoi “Anadolu”.

Thirrja u bë përmes një deklarate të përbashkët, të paraqitur nga ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Sarah MacIntosh, gjatë një konference për shtyp sot në Nju Jork.

Nisma drejtohet nga Britania e Madhe, Katari dhe Jordania dhe mbështetet nga 53 vende dhe organizata, mes tyre shtete evropiane, arabe dhe vende të tjera të komunitetit ndërkombëtar.

Nënshkruesit i kërkuan qeverisë izraelite, të sigurojë qarkullimin e shpejtë dhe të papenguar të ndihmave në të gjithë Gazën, si dhe funksionimin e plotë dhe të parashikueshëm të korridoreve humanitare përmes Egjiptit dhe Jordanisë.

Kërkohet hapja e pikave kufitare dhe lejimi i furnizimeve jetike

Në deklaratën e përbashkët, vendet nënshkruese kërkuan gjithashtu që Izraeli të miratojë hyrjen e furnizimeve thelbësore, që aktualisht klasifikohen si produkte me përdorim të dyfishtë, pasi ato mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

Në veçanti, bëhet fjalë për materiale për strehimin e familjeve të zhvendosura, karburant, ujë, pajisje sanitare dhe furnizime mjekësore.

Sipas deklaratës, kufizimet për këto produkte po pengojnë organizatat humanitare, të përmbushin nevojat e popullsisë, në një kohë kur afrimi i dimrit po e përkeqëson situatën.

Shumë familje në Gaza vazhdojnë të jetojnë në tenda dhe strehime të papërshtatshme, duke u përballur me rrezikun e hipotermisë, infeksioneve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve që lidhen me ujin e ndotur.

Kërkohet evakuimi mjekësor i të sëmurëve dhe të plagosurve

Një tjetër kërkesë drejtuar Izraelit është rikthimi i mundësisë për referimin dhe transferimin e pacientëve drejt spitaleve në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor, për trajtimin e sëmundjeve dhe plagëve që nuk mund të kurohen në Gaza.

Vendet nënshkruese kërkuan gjithashtu mbrojtjen e personelit shëndetësor, spitaleve, transportit mjekësor dhe objekteve humanitare, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Deklarata u bën thirrje autoriteteve izraelite, të hapin hetime transparente dhe të përshpejtuara për sulmet ndaj punonjësve shëndetësorë dhe humanitarë.

Një tjetër kërkesë është lejimi i delegacioneve të larta ndërkombëtare dhe gazetarëve, për të hyrë në Rripin e Gazës, në mënyrë që të dokumentojnë situatën në terren.

Komuniteti ndërkombëtar premton mbështetje për Gazën

Vendet pjesëmarrëse u angazhuan të mbështesin përpjekjet humanitare për përballimin e dimrit, duke siguruar strehim, ujë, pajisje sanitare dhe furnizime shëndetësore për popullsinë civile.

Ata shprehën gjithashtu mbështetjen për Autoritetin Palestinez, Komitetin Kombëtar të Përkohshëm për Administrimin e Gazës, Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë humanitarë, për rikthimin e shërbimeve bazë shëndetësore dhe rindërtimin e infrastrukturës mjekësore.

Deklarata rikujton se plani gjithëpërfshirës i paqes, i miratuar përmes Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, parashikon hyrjen e menjëhershme të ndihmave humanitare në nivele jo më të ulëta se ato të dakordësuara më 19 janar 2025.

Megjithatë, sipas vendeve nënshkruese, ky objektiv ende nuk është realizuar plotësisht.

Nisma vjen në një kohë kur, situata humanitare në Gaza mbetet kritike dhe mijëra familje përballen me mungesën e strehimit dhe furnizimeve bazë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shton presionin për lehtësimin e hyrjes së ndihmave. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.