🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.92 ▲2.76%
ARI 3,878 ▼3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,615 ▼ -4.1% ETH $2,019 ▼ -2.94% XRP $1.0407 ▼ -2.34% SOL $81.5600 ▼ -4%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.92 ▲2.76 % ARI 3,878 ▼3.06 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.92 ▲2.76 % ARI 3,878 ▼3.06 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

PERU – Artistët krijojnë mozaikun gjigant në nder të papës Leone XIV

– Një mozaik gjigant me portretin e papës Leone XIV është zbuluar në qytetin e Chiclayo-s, në veri të Perusë, në shenjë nderimi për lidhjen e veçantë të Atit të Shenjtë me këtë vend, ku ka shërbyer për shumë vite, si misionar dhe drejtues i Kishës Katolike, sipas “Reuters”

Vepra artistike është vendosur në kopshtet e Universitetit “Señor de Sipán” dhe ka një diametër prej 12 metrash.

Ajo është realizuar nga artisti amerikan, Stan Herd, i njohur për krijimet e tij monumentale në hapësira të mëdha.

Mozaiku përbëhet nga rreth 9,000 pjesë qeramike dhe majolike, të përmasave, formave dhe ngjyrave të ndryshme, të cilat së bashku formojnë portretin e papës.

Realizimi i veprës zgjati rreth 11 ditë dhe përfshiu edhe pjesëmarrjen e studentëve të universitetit.

Ajo u përurua më 11 nëntor, në prag të vizitës së papës Leone XIV në qytetin e Chiclayo-s.

Një homazh për vitet e shërbimit në Peru

Artisti Stan Herd tha se ideja për realizimin e mozaikut, lindi pasi mësoi për lidhjen e papës me qytetin e Chiclayo-s dhe për vitet që ai kishte kaluar duke shërbyer në këtë komunitet.

Ai shpjegoi se dëshironte të udhëtonte drejt Perusë për të nderuar papën dhe për të krijuar një vepër, që pasqyronte lidhjen e tij me banorët e zonës.

Gjatë ceremonisë së përurimit, mozaiku u bekua nga një prift, ndërsa aktiviteti u shoqërua me pjesëmarrjen e komunitetit universitar dhe qytetarëve.

Presidenti i bordit drejtues të universitetit, Richard Acuña Núñez, e cilësoi veprën si një moment të veçantë për komunitetin akademik, duke theksuar se shumë studentë kontribuuan në realizimin e saj.

Lidhja e papës Leone XIV me Perunë

Papa Leone XIV, emri i lindjes i të cilit është Robert Francis Prevost, ka një lidhje të gjatë me Perunë. Ai shërbeu për shumë vite si misionar dhe drejtues kishtar në këtë vend, ndërsa nga viti 2015 deri në vitin 2023 ishte ipeshkëv i Chiclayo-s.

Në vitin 2015 ai mori edhe shtetësinë peruane, duke forcuar lidhjen e tij me vendin dhe banorët e tij.

Gjatë viteve të shërbimit në Chiclayo, ai u angazhua në ndihmën për familjet në nevojë, emigrantët venezuelianë dhe personat e prekur nga përmbytjet.

Gjatë pandemisë së COVID-19, ai kontribuoi gjithashtu në sigurimin e pajisjeve për prodhimin e oksigjenit.

Papa Leone XIV do të vizitojë Chiclayo-n më 13 nëntor, si pjesë e udhëtimit të tij në Peru, ku do të takohet me komunitetin që e shoqëroi gjatë viteve të shërbimit të tij kishtar.

Mozaiku në Chiclayo është një nga homazhet artistike të organizuara në kuadër të vizitës së tij, duke pasqyruar marrëdhënien e veçantë mes Papës dhe komunitetit ku ai kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij fetare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.