🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,481 ▼2.7%
DOW 52,277 ▼2.02%
NASDAQ 24,752 ▼3.82%
NAFTA 90.34 ▲2.52%
ARI 4,113 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,874 ▼ -4.59% ETH $2,280 ▼ -6.21% XRP $1.2555 ▼ -4.31% SOL $91.2000 ▼ -5.61%
S&P 500 7,481 ▼2.7 % DOW 52,277 ▼2.02 % NASDAQ 24,752 ▼3.82 % NAFTA 90.34 ▲2.52 % ARI 4,113 ▲0.98 % S&P 500 7,481 ▼2.7 % DOW 52,277 ▼2.02 % NASDAQ 24,752 ▼3.82 % NAFTA 90.34 ▲2.52 % ARI 4,113 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Aksionet e teknologjisë në rënie pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit

PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Tregjet financiare në mbarë botën vijuan sot të vlerësojnë pasojat e fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ndërsa aksionet e kompanive të teknologjisë pësuan rënie të ndjeshme.

Shqetësimet e investitorëve lidhen kryesisht me mundësinë e vendosjes së rregullave më të rrepta për zhvillimin dhe investimet në inteligjencën artificiale (IA), pas marrjes së kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit nga demokratët.

Në bursën e Nju-Jorkut, indeksi “Nasdaq,” ku pesha kryesore u takon kompanive të teknologjisë, ra me 2,33% në orët e para të tregtimit, rreth orës 14:50 GMT.

Indeksi më i gjerë S&P 500 humbi 1,24%, ndërsa “Dow Jones”, që përfshin kryesisht kompani tradicionale, shënoi një rënie më të kufizuar prej 0,31%.

Në të kundërt, bursat kryesore evropiane regjistruan ecuri pozitive: Parisi u rrit me 0,80%, Frankfurti me 0,30%, Londra me 0,51%, ndërsa Milano shënoi një rënie të lehtë prej 0,08%.

Sipas analistit Grégoire Kounowski, nga Norman K., investitorët po e mirëpresin perspektivën e një ekuilibri më të madh të pushteteve në SHBA.

Ai vlerëson se bashkëjetesa politike mes institucioneve të kontrolluara nga forca të ndryshme mund të krijojë një periudhë relativisht më të qëndrueshme.

Megjithatë, reagimi i tregjeve tregon se sektori i teknologjisë mbetet veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të mundshme në politikat ekonomike dhe rregullatore të administratës amerikane.

Investitorët duket se po zhvendosin interesin drejt sektorëve tradicionalë dhe kompanive të konsumit, duke u larguar nga prodhuesit e gjysmëpërçuesve dhe komponentëve elektronikë.

Kjo prirje lidhet me frikën se demokratët mund të vendosin kufizime më të forta mbi investimet në inteligjencën artificiale dhe ndërtimin e qendrave të të dhënave, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie dhe pajisje të specializuara.

Disa përfaqësues të rinj demokratë kishin bërë fushatë për ngadalësimin e ndërtimit të këtyre qendrave në zonat që përfaqësojnë.

Pasojat u reflektuan menjëherë në aksionet e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë.

Në Nju-Jork, “Micron” humbi 5,56%, “Broadcom” 3,98% dhe Nvidia 2,69%, ndërsa AMD pësoi një rënie edhe më të fortë prej 10,69%.

Në Evropë, aksionet e “Infineon” në Frankfurt ranë me 4,45%, ASML në Amsterdam me 4,86% dhe “STMicroelectronics” në Paris me 6,60%.

Rënia ishte veçanërisht e theksuar në Korenë e Jugut, ku indeksi kryesor “Kospi” u fundos me 5,28%.

Presionin më të madh e ushtruan dy gjigantët e prodhimit të çipave të memories, “Samsung Electronics” dhe “SK hynix”, aksionet e të cilave ranë përkatësisht me 7,57% dhe 9,46%.

Zhvillimet tregojnë se pasiguria rreth së ardhmes së inteligjencës artificiale dhe rregullimit të këtij sektori po ndikon jo vetëm në kompanitë amerikane, por edhe në zinxhirët globalë të furnizimit me teknologji. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.