☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,730 ▲0.1%
DOW 52,464 ▲0.16%
NASDAQ 26,449 ▼0.11%
NAFTA 102.50 ▲2.6%
ARI 4,053 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,782 ▲ +0.2% ETH $2,342 ▼ -0.23% XRP $1.3184 ▼ -0.19% SOL $101.3700 ▲ +0.48%
S&P 500 7,730 ▲0.1 % DOW 52,464 ▲0.16 % NASDAQ 26,449 ▼0.11 % NAFTA 102.50 ▲2.6 % ARI 4,053 ▼0.54 % S&P 500 7,730 ▲0.1 % DOW 52,464 ▲0.16 % NASDAQ 26,449 ▼0.11 % NAFTA 102.50 ▲2.6 % ARI 4,053 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE synon të rrisë kapacitetet e rafinimit të naftës përballë rritjes së çmimeve të karburanteve

BRUKSEL, 28 tetor /ATSH – AA/ – Bashkimi Evropian do të punojë për rritjen e kapaciteteve të përpunimit të naftës dhe shtimin e prodhimit të karburanteve, ndërsa tensionet gjeopolitike po rrisin çmimet e energjisë, tha të mërkurën komisari evropian për Energjinë dhe Strehimin, Dan Jorgensen.

“Edhe një herë, për shkak të trazirave gjeopolitike, Evropa po përballet me një tjetër krizë energjetike”, tha Jorgensen në një konferencë për media në Bruksel.

Ai tha se çmimet e naftës bruto dhe produkteve të naftës janë rritur ndjeshëm në mbarë botën, duke ushtruar presion mbi familjet dhe bizneset evropiane.

“Faturat e karburanteve në BE po rriten me shpejtësi”, tha ai, duke shtuar se tregu global i naftës dizel pritet të mbetet i shtrënguar deri në vitin 2027, duke i mbajtur çmimet të larta.

Jorgensen tha se rafineritë evropiane kanë luajtur një rol jetik në garantimin e sigurisë së furnizimit, përfshirë atë me karburant për avionë, pavarësisht kushteve sfiduese të tregut.

Ai vuri në dukje se rreth një e katërta e rafinerive në BE janë mbyllur gjatë dy dekadave të fundit, duke ulur kapacitetet e përpunimit të naftës në Evropë me rreth 10 për qind, ndërsa procesi i shitjes së aseteve është përshpejtuar në mbarë kontinentin.

“Por kjo krizë është një thirrje për t’u zgjuar: Ne duhet ta kundërshtojmë këtë prirje dhe të sigurohemi që të kemi kapacitete të përshtatshme dhe fleksibile për përpunimin e naftës në Evropë, sot dhe në të ardhmen”, tha ai.

Jorgensen theksoi se kapacitetet e përpunimit të naftës nuk janë vetëm çështje e konkurrueshmërisë ekonomike, por edhe e sigurisë, duke nënvizuar nevojën për furnizim të besueshëm dhe të përballueshëm me karburante për qytetarët, bizneset dhe sektorin e mbrojtjes.

Ai tha se Komisioni do të vazhdojë diskutimet teknike me sektorin dhe do të mblidhet sërish në fillim të vitit të ardhshëm për të vlerësuar përparimin.

“Ne do të punojmë për të rritur prodhimin nga rafineritë në Evropë. Industria ka paraqitur disa propozime që duhet t’i vlerësojmë”, shtoi ai.

Jorgensen tha se BE-ja do të shqyrtojë gjithashtu perspektivën afatgjatë të sektorit të përpunimit të naftës, ndërsa blloku synon uljen e emetimeve të karbonit, duke u përqendruar në zgjerimin e prodhimit të biokarburanteve dhe karburanteve sintetike të prodhuara me energji elektrike (e-karburante).

“Prodhimi i karburanteve të lëngshme të rinovueshme tashmë ka kompensuar një pjesë të rënies së kapaciteteve të rafinerive në Evropë. Potenciali është i konsiderueshëm”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.