☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.17%
DOW 52,423 ▲0.09%
NASDAQ 26,495 ▲0.07%
NAFTA 102.58 ▲2.68%
ARI 4,073 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,011 ▲ +0.47% ETH $2,355 ▲ +0.48% XRP $1.3266 ▲ +0.22% SOL $102.1000 ▲ +1.13%
S&P 500 7,736 ▲0.17 % DOW 52,423 ▲0.09 % NASDAQ 26,495 ▲0.07 % NAFTA 102.58 ▲2.68 % ARI 4,073 ▼0.03 % S&P 500 7,736 ▲0.17 % DOW 52,423 ▲0.09 % NASDAQ 26,495 ▲0.07 % NAFTA 102.58 ▲2.68 % ARI 4,073 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Arrin në 68 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave

MADRID, 28 tetor /ATSH – AA/ – Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjën qendrore është rritur në të paktën 68, ndërsa kryeministri Pedro Sanchez premtoi hetim të plotë për tragjedinë.

Duke folur në vendin e aksidentit në Urda, Toledo, Sanchez tha se autoritetet do të përcaktojnë shkaqet e aksidentit dhe do të ndërmarrin veprime nëse konstatohen shkelje, raportoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE.

“Do të shkojmë deri në fund të kësaj çështjeje. Nëse ka pasur neglizhencë, kjo do të zbulohet”, tha ai.

Sanchez shpalli tri ditë zie kombëtare, nga 29 deri më 31 tetor, duke thënë se është “e papranueshme që një vend si Spanja” të përjetojë dy aksidente me trena të shpejtësisë së lartë brenda një viti.

Ai iu referua një tjetër aksidenti hekurudhor që ndodhi në janar në Adamuz, Kordoba.

Kryeministri tha se të dhënat paraprake sugjerojnë se dy aksidentet kishin shkaqe të ndryshme, por theksoi se përcaktimi i tyre është përgjegjësi e hetuesve të pavarur dhe autoriteteve gjyqësore.

Ai u zotua se do të ndërmerren masa vendimtare për të rikthyer besimin e publikut në sistemin hekurudhor të Spanjës, nëse konstatohen mangësi në siguri.

Ndërkohë, kreu i Partisë Popullore në opozitë, Alberto Nunez Feijoo, kërkoi hetime “të menjëhershme” nga qeveria dhe organet gjyqësore, duke këmbëngulur që ato të zhvillohen “me të gjitha burimet në dispozicion dhe pa ndërhyrje”.

Feijoo tha se Spanja “ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh me infrastrukturën e saj”, duke bërë thirrje për një shqyrtim gjithëpërfshirës dhe të pavarur të të gjithë rrjetit hekurudhor të vendit.

Ai refuzoi të diskutonte përgjegjësinë politike për tragjedinë, duke thënë se kjo nuk është dita për ta bërë këtë.

Të mërkurën në orën 20:00 sipas kohës lokale, në bashkitë në gjithë Spanjën do të mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave, sipas Federatës Spanjolle të Komunave dhe Provincave, e cila organizoi homazhin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.