🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.86 ▲1.45%
ARI 3,918 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,656 ▼ -1.88% ETH $2,255 ▼ -1.45% XRP $1.2504 ▲ +0.02% SOL $91.7100 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për marrëveshje mbi Ngushticën e Hormuzi

– Çmimet e naftës shënuan sot një rënie, ndërsa investitorët po vlerësojnë mundësinë e një marrëveshjeje mes Iranit dhe vendeve të Gjirit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të energjisë, sipas “Reuters”.

Nafta “Brent” ra me rreth 0,85%, duke u tregtuar në rreth 81,79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ra me 0,69%, në 76,76 dollarë për fuçi.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Para nisjes së konfliktit, përmes saj kalonte rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Sipas raportit, Irani dhe disa vende të Gjirit po diskutojnë një marrëveshje të përkohshme, që do të lejonte hapjen e kësaj rruge detare dhe do të krijonte mundësi për negociata më të gjera për përfundimin e luftës.

Megjithatë, marrëveshja mbetet e pasigurt. Irani kërkon që anijet që kalojnë nëpër Hormuz të paguajnë një tarifë prej 5–7% të vlerës së ngarkesës, ndërsa Omani po diskuton një tarifë rreth 3%. SHBA-ja kërkon që të mos ketë fare tarifa.

Ekspertët thonë se zbatimi i marrëveshjes është i vështirë, për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe kufizimeve të kompanive të sigurimeve për pagesat.

Ndërkohë, Arabia Saudite ka paralajmëruar se pret sulme të mundshme nga milicitë irakiane dhe rebelët Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani.

Sipas zyrtarëve sauditë, objektiva të mundshëm mund të jenë infrastrukturat energjetike, portet dhe aeroportet.

Rebelët Houthi njoftuan gjithashtu se kanë kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj pozicioneve saudite në Jemen.

Në përpjekje për të forcuar sigurinë rajonale, Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje në Mekë.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se beson se lufta mund të përfundojë së shpejti, por analistët paralajmërojnë se situata mbetet e paqartë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.