Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.47 ▼0.01%
ARI 4,012 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $65,173 ▲ +0.19% ETH $1,903 ▲ +0.68% XRP $1.1115 ▲ +0.63% SOL $77.8200 ▲ +1%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.47 ▼0.01 % ARI 4,012 ▼0.09 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.47 ▼0.01 % ARI 4,012 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
21 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çmimet e naftës rriten në nivelin më të lartë në më shumë se një muaj

– Çmimi i naftës “Brent” u rrit sot mbi 90 dollarë për fuçi, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se një muaj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka shtuar shqetësimet për furnizimin global me naftë dhe sigurinë e transportit detar në Gjirin Persik, sipas Reuters.

Kontratat e naftës “Brent” u rritën me 2,37%, duke arritur në 90,19 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga 11 qershori. Ndërkohë, nafta amerikane “West Texas Intermediate”(WTI) u rrit me 2,07%, në 84,20 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga 12 qershori. Të dyja llojet e naftës vijuan rritjen e fortë të javës së kaluar, kur “Brent” fitoi 15,9% dhe WTI 15,5%, duke shënuar rritjet më të mëdha javore të muajve të fundit.

Lëvizja e çmimeve është nxitur nga shqetësimet se përplasjet ushtarake mund të kufizojnë më tej transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, rruga më e rëndësishme detare për eksportet e naftës nga vendet e Gjirit. Çdo ndërprerje në këtë korridor strategjik mund të ketë pasoja të menjëhershme për furnizimin me energji në tregjet botërore.

Sipas Gardës Revolucionare të Iranit, dy cisterna nafte kanë “shpërthyer” në pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e incidentit apo mbi dëmet e shkaktuara, ndërsa informacioni nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Të dhënat e transportit detar tregojnë se numri i anijeve që kalojnë përmes Hormuzit mbeti i ulët gjatë fundjavës, ndërsa shumë operatorë po tregojnë kujdes për shkak të rrezikut në rritje. Disa kompani kanë shtyrë ose ndryshuar itineraret e tyre, duke pritur një qartësim të situatës së sigurisë.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më strategjike të tregtisë globale të energjisë. Rreth një e pesta e naftës së konsumuar në botë kalon çdo ditë nëpër këtë rrugë detare, e cila lidh prodhuesit kryesorë të Gjirit me tregjet në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Analistët e tregut paralajmërojnë se, nëse tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen ose trafiku detar kufizohet më tej, çmimet e naftës mund të vijojnë rritjen edhe në ditët në vijim. Nga ana tjetër, çdo shenjë për ulje të tensioneve ose rikthim të lundrimit normal mund të zbusë presionin mbi tregjet.

Rritja e çmimit të naftës pritet të reflektohet edhe në koston e karburanteve dhe të transportit në shumë vende, ndërsa mund të ndikojë edhe në inflacionin global. Zhvillimet në Lindjen e Mesme po ndiqen nga afër nga investitorët, të cilët i konsiderojnë ato një faktor kyç për ecurinë e tregjeve të energjisë në javët e ardhshme./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.