🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.91 ▲0.54%
ARI 4,193 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,562 ▼ -0.24% ETH $2,697 ▼ -0.58% XRP $1.5013 ▼ -0.21% SOL $120.8400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.54 % ARI 4,193 ▲0.86 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.54 % ARI 4,193 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çmimet e naftës stabilizohen pranë 100 dollarëve mes tensioneve në Lindjen e Mesme

– Çmimet e naftës mbetën kryesisht të qëndrueshme sot pasi tregu po peshon rritjen e eksporteve të naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme dhe planin e vendeve të G7-së për të nxjerrë nga rezervat strategjike naftë bruto dhe naftë diesel, kundrejt shqetësimeve për furnizimin për shkak të sulmeve të rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, sipas Reuters.

Në orën 12:33 sipas orës së Nju Jorkut, Brent ishte në 100,03 dollarë për fuçi, 29 cent ose 0,3 për qind më poshtë, ndërsa WTI amerikan u rrit me 16 cent ose 0,2 për qind në 89,59 dollarë. Brent ishte në rrugën për të shënuar mbylljen më të ulët që prej 22 shtatorit.

Sipas analistit John Evans të kompanisë së ndërmjetësimit të naftës PVM, arsyeja që Brent të qëndrojë shumë mbi nivelin psikologjik prej 100 dollarësh po dobësohet për momentin, pasi tregu po supozon se më shumë naftë do të arrijë në treg.

Drejtori ekzekutiv i gjigantit të tregtimit të lëndëve të para “Vitol” tha se gjatë 7–10 ditëve të fundit nga Lindja e Mesme janë transportuar me anije rreth 12 milionë fuçi naftë bruto në ditë, si dhe rreth 2 milionë fuçi në ditë produkte të rafinuara.

Këto volume konsiderohen të mjaftueshme për të zbutur presionin mbi çmimet.

Ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, deklaroi gjithashtu se sasia e naftës së transportuar përmes tubacionit East-West drejt qendrës së eksportit në Detin e Kuq, Yanbu, kishte arritur në 5,8 milionë fuçi deri sot në mëngjes.

Megjithatë, rënia e çmimeve është kufizuar nga frika për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit.

Aeroportet saudite në Jazan dhe Najran u goditën mbrëmë në dy sulme që plagosën tre persona dhe shkaktuan dëme të kufizuara.

Sulmet ndodhën ndërsa forcat qeveritare jemenase, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë nisur një ofensivë të madhe kundër rebelëve Huthi.

Në të njëjtën kohë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se kishte kapur dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar nga Huthit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) pritet të mblidhet javën e ardhshme për të përcaktuar detajet e një çlirimi të rezervave të dieselit, ndërsa paqartësia rreth sasisë që SHBA-ja dhe Evropa do të nxjerrin në treg po rritet.

Çmimet e dieselit janë rritur ndjeshëm, duke e kthyer karburantin që përdoret gjerësisht në transportin rrugor, bujqësi dhe industri në një çështje të rëndësishme ekonomike dhe politike. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.