☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.37 ▼0.17%
ARI 4,073 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,022 ▼ -4.59% ETH $2,238 ▼ -6.53% XRP $1.1903 ▼ -8.77% SOL $90.2200 ▼ -5.33%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.37 ▼0.17 % ARI 4,073 ▼0.98 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.37 ▼0.17 % ARI 4,073 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Deklarata e Trump për bashkimin e Irlandës shkakton reagim të ashpër nga unionistët

LONDËR, 12 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta në Irlandën e Veriut, pasi tha se do të dëshironte të shihte bashkimin e Irlandës, duke nënkuptuar që Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës të bëhen pjesë e një shteti të vetëm.

Trump i bëri komentet gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Micheál Martin.

I pyetur për mundësinë e një Irlande të bashkuar, ai tha se kjo “do të ndodhë” dhe se “mund të ndodhë që tani”.

Më vonë, ai e cilësoi bashkimin si një gjë “shumë interesante”.

Irlanda e Veriut aktualisht është pjesë e Britanisë së Madhe, ndërsa Republika e Irlandës është shtet i pavarur.

Deklarata e Trump u kundërshtua menjëherë nga partitë unioniste të Irlandës së Veriut, të cilat mbështesin vazhdimin e lidhjes me Britaninë e Madhe.

Lideri i Partisë Demokratike Unioniste (DUP), Gavin Robinson, tha se e ardhmja kushtetuese e Irlandës së Veriut, duhet të vendoset nga banorët e saj dhe jo nga Londra, Dublini apo Uashingtoni.

Ai deklaroi se beson se shumica do të vazhdojë të zgjedhë Britaninë e Madhe.

Edhe lideri i Partisë Unioniste të Ulsterit (UUP), Jon Burrows, tha se Trump ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, por vendimin e merr populli i Irlandës së Veriut.

Sipas Marrëveshjes së Belfastit të vitit 1998 (Marrëveshja e së Premtes së Mirë), mund të zhvillohet një referendum për statusin e Irlandës së Veriut.

Nëse ka shenja se shumica mund të votojë për bashkimin me Irlandën, sekretari britanik për Irlandën e Veriut ka detyrimin të shqyrtojë thirrjen e referendumit.

Për ndryshimin kushtetues kërkohet gjithashtu vota pro e qytetarëve të Republikës së Irlandës.

Ndërkohë, disa politikanë pro bashkimit të Irlandës e pritën pozitivisht deklaratën e Trump.

Ish-lideri i Partisë Socialdemokrate dhe Laburiste (SDLP), Colum Eastwood, publikoi videon e deklaratës së Trump dhe shkroi: “Gjithmonë më ka pëlqyer.”

Në thelb, debati lidhet me një çështje shumë të ndjeshme, nëse Irlanda e Veriut duhet të mbetet pjesë e Britanisë së Madhe apo të bashkohet me Republikën e Irlandës.

Vendimi, sipas marrëveshjes së paqes, i takon popullit përmes procesit demokratik. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.