⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,663 ▼0.27%
DOW 51,185 ▼0.58%
NASDAQ 26,789 ▼0.12%
NAFTA 90.56 ▼2.2%
ARI 4,184 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,214 ▼ -0.84% ETH $2,682 ▼ -0.45% XRP $1.5163 ▲ +0.13% SOL $118.5400 ▼ -1.23%
S&P 500 7,663 ▼0.27 % DOW 51,185 ▼0.58 % NASDAQ 26,789 ▼0.12 % NAFTA 90.56 ▼2.2 % ARI 4,184 ▲0.38 % S&P 500 7,663 ▼0.27 % DOW 51,185 ▼0.58 % NASDAQ 26,789 ▼0.12 % NAFTA 90.56 ▼2.2 % ARI 4,184 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Dronë, radarë dhe inteligjencë artificiale, NATO teston teknologjitë e reja në Evropë

WIESBADEN, 29 shtator /ATSH-DPA/- NATO dhe ushtria amerikane po synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin ushtarak në Evropë, përmes një stërvitjeje të madhe që do të shtrihet nga veriu i Norvegjisë deri në Detin e Zi, njoftoi sot një zyrtar i ushtrisë gjermane.

Rreth 2 mijë ushtarë nga disa vende anëtare të NATO-s, pritet të marrin pjesë në stërvitjen vjetore “Avenger Triad 26”, e cila do të zhvillohet nga 6 deri më 15 tetor.

Gjenerali major, Bjorn Schulz i Forcave të Armatosura Gjermane, tha se kjo nuk do të jetë një stërvitje e zakonshme në terren.

Ushtritë do të përdorin kryesisht simulime kompjuterike dhe inteligjencë artificiale, për të provuar se si mund të bashkëpunojnë më shpejt dhe më mirë ushtritë e vendeve të ndryshme të NATO-s, në rast të një sulmi.

Teknologjitë e avancuara dhe komunikimi në kohë reale, përmes pajisjeve celulare do t’u mundësojnë forcave ushtarake të kenë informacion të përditësuar vazhdimisht, për atë që po ndodh në fushën e betejës.

Stërvitja është pjesë e Iniciativës për Parandalimin në Krahun Lindor (EFDI), e nisur rreth dy vjet më parë, për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të forcuar aftësitë ushtarake të vendeve të NATO-s, përgjatë krahut lindor të Aleancës, pranë zonave me rëndësi strategjike si kufiri me Rusinë.

Mësimet nga Ukraina

Major Ben Schiff i ushtrisë amerikane tha se ushtritë perëndimore, po nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë, e cila ka zhvilluar me shpejtësi përdorimin e dronëve ushtarakë, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Në kuadër të EFDI-së, dronët për zbulim, sensorët në tokë, radarët, kamerat dhe sistemet e armëve, mund të lidhen në një rrjet të vetëm.

Kjo do të thotë se këto pajisje dhe sisteme mund të shkëmbejnë informacion brenda pak sekondash.

Sipas Schiff, ky rrjet është i hapur për të gjitha vendet partnere të NATO-s. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.