☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,738 ▼ -0.62% ETH $2,435 ▼ -0.8% XRP $1.3083 ▼ -2.37% SOL $105.0400 ▼ -1.16%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Edhe zhurmat ndikojnë në stresin kronik dhe sëmundjet e zemrës

LONDËR, 17 tetor /ATSH/ – Zhurma e përditshme nga trafiku, ndërtimet dhe pajisjet elektronike mund të ndikojë negativisht në shëndetin e njeriut, duke rritur stresin dhe duke penguar pushimin e organizmit.

Sipas një artikulli të botuar në platformën “The Conversation”, ndotja akustike nuk përbën vetëm rrezik për dëgjimin, por lidhet edhe me probleme të ndryshme fizike dhe mendore.

Truri i njeriut është i prirur t’i interpretojë tingujt si sinjale të mundshme rreziku. Kur ekspozimi ndaj zhurmës bëhet i vazhdueshëm, sistemi nervor mund të aktivizojë mekanizmat e reagimit ndaj stresit, duke nxitur çlirimin e hormoneve si kortizoli dhe adrenalina.

Kjo gjendje mund ta mbajë trupin në gatishmëri të vazhdueshme dhe të ndikojë në përqendrim, mirëqenie dhe cilësinë e jetës.

Një nga pasojat më të rëndësishme të ekspozimit afatgjatë ndaj zhurmës lidhet me shëndetin kardiovaskular. Sipas kërkimeve të përmendura në artikull, zhurma mund të rrisë rrahjet e zemrës dhe tensionin arterial, duke u lidhur me rrezik më të lartë për hipertension, infarkt dhe goditje në tru.

Studiuesit po shqyrtojnë gjithashtu ndikimin e stresit të shkaktuar nga zhurma në mikrobiotën e zorrëve dhe ekuilibrin e baktereve të dobishme.

Efektet e zhurmës vazhdojnë edhe gjatë natës, pasi truri mbetet i ndjeshëm ndaj tingujve edhe gjatë gjumit. Ndërprerjet e pushimit mund të pengojnë rikuperimin e organizmit dhe të favorizojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ, procese që lidhen me çrregullime metabolike, përfshirë diabetin e tipit 2.

Për këtë arsye, një mjedis i qetë konsiderohet i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit.

Artikulli thekson se ekspozimi ndaj ndotjes akustike nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë në shoqëri. Banorët e zonave urbane me trafik të dendur dhe ndërtime të shumta përballen më shpesh me zhurma të vazhdueshme, ndërsa personat me të ardhura më të ulëta mund të kenë më pak mundësi të jetojnë në mjedise të qeta dhe të izoluara nga zhurmat. Kjo e kthen ndotjen akustike edhe në çështje të barazisë sociale dhe të shëndetit publik.

Për të kufizuar pasojat, studiuesit dhe autorët kërkojnë politika për uljen e trafikut, përmirësimin e izolimit akustik të banesave dhe shtimin e hapësirave të gjelbra. Në nivel individual, rekomandohet kufizimi i njoftimeve të panevojshme në telefon dhe krijimi i momenteve të qeta gjatë ditës. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.