☁️
Tiranë 24°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,822 ▲ +0.38% ETH $2,494 ▼ -0.06% XRP $1.4035 ▲ +0.61% SOL $109.5000 ▼ -0.43%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ekspertët gjermanë: BE-ja duhet të kundërpërgjigjet ndaj presionit tregtar të Kinës

BERLIN, 10 tetor /ATSH-DPA/- Ekspertë të angazhuar nga parlamenti gjerman, i kanë rekomanduar Bashkimit Evropian të përgatitet për të marrë masa më të ashpra tregtare ndaj Kinës.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje të kundërpërgjigjet nëse Kina i përshkallëzon konfliktet tregtare”, thuhet në raportin e parë gjashtëmujor të Komisionit për Shqyrtimin e Marrëdhënieve Ekonomike me Rëndësi për Sigurinë mes Gjermanisë dhe Kinës.

Sipas raportit, një nga mjetet më të rëndësishme që ka BE-ja, është vendosja e kushteve për hyrjen e produkteve kineze në tregun e përbashkët evropian.

Kjo mund të ketë ndikim të madh te Kina, pasi ekonomia e saj mbështetet në një masë të konsiderueshme te eksportet, shitja e produkteve në vende të tjera.

Komisioni përbëhet nga ekspertë të 13 organizatave, mes të cilëve akademikë, përfaqësues fondacionesh, përfaqësues të interesave të bizneseve dhe përfaqësues të sindikatave të punëtorëve.

Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman, Bundestagu, votoi për krijimin e këtij komisioni në nëntor të vitit 2025.

Në komision përfaqësohet edhe Federata e Industrive Gjermane (BDI).

Presidenti i saj, Peter Leibinger, shkroi në një artikull të botuar në gazetën “Welt am Sonntag” se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë dialogun me Kinën, por njëkohësisht të mbrojë me vendosmëri interesat e veta ekonomike.

Sipas tij, masat kundër shitjes së produkteve me çmime artificialisht të ulëta dhe kundër subvencioneve të padrejta, duhet të zbatohen më shpejt, me më pak burokraci dhe në mënyrë më të qëndrueshme.

Mosmarrëveshja për makinat hibride

Bashkimi Evropian dhe Kina arritën dje një marrëveshje sipas së cilës, Kina do të kufizojë eksportet e makinave hibride drejt Evropës, në kuadër të një mosmarrëveshjeje tregtare mes palëve.

Megjithatë, Jürgen Matthes, anëtar i komisionit dhe përfaqësues i Institutit Gjerman të Ekonomisë (IW) në Këln, i cili është i lidhur me interesat e punëdhënësve, e kritikoi këtë marrëveshje.

Në një deklaratë për revistën “Der Spiegel”, ai tha se BE-ja duhet të vendosë tarifa shtesë për produktet kineze, që rrezikojnë prodhimin industrial në Evropë, pasi kjo do të ishte një mënyrë më e përshtatshme dhe më e drejtpërdrejtë, për të përballuar konkurrencën e padrejtë që, sipas tij, shkaktohet nga politikat e Kinës.

Tarifat shtesë janë taksa që vendosen mbi produktet e importuara nga jashtë.

Ato mund t’i bëjnë produktet kineze më të shtrenjta në tregun evropian dhe të zvogëlojnë avantazhin e tyre në çmim ndaj produkteve të prodhuara në Evropë.

Sipas Matthes, këto tarifa do të ndihmonin në eliminimin e avantazheve artificiale në çmime që kanë prodhuesit kinezë, duke e bërë konkurrencën më të drejtë për kompanitë evropiane. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.