FOKUS – Gjermania forcon përdorimin e dronëve, krijon regjimentin e parë ushtarak
BERGEN, 1 tetor /ATSH-DPA/- Gjermania do të krijojë në vitin 2027 njësinë e parë ushtarake të posaçme për përdorimin e dronëve, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Njësia do të ketë deri në 600 ushtarakë dhe dronët do të mund të përdoren në distanca deri në 500 kilometra.
“Për të pasur epërsi në luftimet tokësore, duhet të zotërojmë përdorimin e dronëve dhe pajisjeve të tjera pa pilot”, tha Pistorius.
Ministri tha se Gjermania po e krijon këtë njësi, duke u bazuar edhe në mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë, ku dronët përdoren gjerësisht për vëzhgim, zbulim dhe sulme.
Kreu i ushtrisë gjermane, Christian Freuding, deklaroi në qershor, se Gjermania duhet të përdorë sa më shpejt më shumë dronë dhe pajisje ushtarake pa pilot. /
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.