🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.10 ▲1.64%
ARI 4,038 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▼ -0.44% ETH $2,401 ▼ -0.35% XRP $1.3198 ▼ -1.04% SOL $104.2500 ▼ -0.42%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.10 ▲1.64 % ARI 4,038 ▼0.56 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.10 ▲1.64 % ARI 4,038 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi dyshohet se po transportonte kokainë nga Tirana drejt Mamurrasit, me qëllim shitjen e saj. Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Destinacioni”, janë sekuestruar 126 doza kokainë, me peshë totale rreth 109 gramë.

Në pranga ka rënë shtetasi S. S., 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë. Sipas Policisë, pas marrjes së informacionit se i riu do të udhëtonte me një automjet taksi nga Tirana në drejtim të Mamurrasit për të shitur lëndën narkotike, u organizua ndërhyrja për ndalimin e tij.

Automjeti u lokalizua në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit, ku shërbimet e Policisë ndaluan taksinë dhe ushtruan kontroll në të. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Destinacioni”

Me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Sekuestrohen 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Destinacioni”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 31 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas do të udhëtonte me një automjet taksi nga Tirana në drejtim të qytetit të Mamurrasit, për të shitur lëndë narkotike.

Pas marrjes së informacionit, u organizuan shërbimet dhe, në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Fushë-Mamurrasit, u konstatua dhe u ndalua automjeti taksi me drejtues shtetasin S. S.

Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.