☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▲ +1.48% ETH $2,367 ▲ +1.44% XRP $1.3085 ▼ -0.25% SOL $102.5500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania kundërshton kritikat e Trump për shpenzimet e mbrojtjes

BERLIN, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka mbrojtur buxhetin e mbrojtjes së vendit, duke kundërshtuar kritikat e reja të presidentit amerikan Donald Trump, në prag të samitit dyditor të NATO-s që nis sot në Ankara.

Në një intervistë për radion gjermane “Deutschlandfunk“, Wadephul deklaroi se shpenzimet e Gjermanisë për mbrojtjen janë në rritje dhe se vendi është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e ri të NATO-s.

Sipas marrëveshjes së arritur nga aleatët vitin e kaluar, vendet anëtare janë angazhuar të rrisin shpenzimet bazë për mbrojtjen nga 2% në 3,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Ministri gjerman tha se Berlini synon ta arrijë këtë nivel përpara fundit të dekadës.

“Ne po shpenzojmë më shumë se shumë prej partnerëve tanë. Ajo që po bën Gjermania po vërehet edhe në Uashington”, theksoi Wadephul.

Megjithatë, Trump ka vijuar të ushtrojë presion mbi aleatët e NATO-s për rritjen e kontributeve të tyre ushtarake, duke i cilësuar shpenzimet aktuale të disa vendeve si “qesharake” dhe duke përmendur veçanërisht Gjermaninë vetëm pak ditë para nisjes së samitit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.