⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,784 ▲ +0.33% ETH $2,237 ▲ +0.66% XRP $1.1591 ▼ -2.32% SOL $89.6200 ▼ -0.48%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania planifikon përdorimin e IA-së në operacionet ushtarake

– Gjermania po përgatit përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në operacionet ushtarake, me synimin për të përshpejtuar procesin e vendimmarrjes në fushën e operacioneve luftarake, sipas “Reuters”.

Ushtria gjermane po vlerëson rreth 30 sisteme dhe mjete të bazuara në Inteligjencën Artificiale, ndërsa synohet që një prej tyre të arrijë në fazën e prototipit gjatë vitit 2027.

Përdorimi i plotë i një sistemi të tillë parashikohet të nisë në vitin 2028.

Zëvendësadmirali Thomas Daum, drejtues i Komandës Kibernetike të ushtrisë gjermane, është shprehur optimist se një prototip mund të jetë gati në tremujorin e dytë të vitit 2027, duke i hapur rrugë zbatimit të plotë të teknologjisë nga viti 2028.

Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah rëndësinë në rritje të përdorimit të dronëve dhe satelitëve në operacionet ushtarake.

Këto teknologji mundësojnë mbledhjen dhe transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave nga terreni.

Në këtë kuadër, Inteligjenca Artificiale shihet si një mjet që mund të përpunojë dhe analizojë këto të dhëna, në një kohë shumë më të shkurtër sesa operatorët njerëzorë, duke ndihmuar në marrjen më të shpejtë të vendimeve.

Pjesa më e madhe e sistemeve që po shqyrtohen, janë zhvilluar nga kompani gjermane.

Në procesin e konkurrimit është përfshirë gjithashtu kompania franceze “ChapsVision”.

Ndërkohë, Gjermania ka vendosur për momentin të mos blejë Sistemin Smart Maven, një platformë e krijuar nga kompania amerikane “Palantir Technologies”.

Sistemi përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe disa vende aleate për përpunimin dhe analizimin e të dhënave të mbledhura gjatë operacioneve ushtarake.

Rezervat e disa vendeve evropiane ndaj përdorimit të teknologjive të tilla amerikane, lidhen kryesisht me shqetësimet për krijimin e një varësie teknologjike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me çështjet që lidhen me sovranitetin dhe kontrollin mbi të dhënat. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.