☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.24 ▼0.29%
ARI 4,065 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,644 ▲ +2.26% ETH $1,926 ▲ +3.63% XRP $1.1286 ▲ +3.62% SOL $78.4000 ▲ +3.19%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,065 ▲1.22 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,065 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Grupi rebel “Houthi” vendos bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke hapur një front të ri në luftën SHBA–Iran

– Grupi i armatosur i Jemenit, Houthi, të mbështetur nga Irani, njoftuan sot se po vendosin një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, raportoi “Reuters”.

Ky veprim hap një front të ri përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në konfliktin e tyre me Iranin dhe zgjeron rrezikun për furnizimet globale me energji dhe tregtinë ndërkombëtare, përtej rajonit të Gjirit.

Grupi “Houthi” deklaroi se masat synojnë anijet dhe interesat saudite në Detin e Kuq dhe në ujërat përreth Jemenit.

Ky zhvillim rikthen tensionet në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë, ku kalon një pjesë e konsiderueshme e transportit global të naftës dhe mallrave.

Lëvizja vjen në një periudhë përshkallëzimi të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa “Houthi” është bërë një nga grupet aleate kryesorë rajonalë të Teheranit.

Grupi jemenas ka kryer më herët sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke shkaktuar devijime të trafikut detar dhe rritje të kostove të transportit.

Arabia Saudite, e cila ndodhet në konflikt të gjatë me “Houthi” dhe ka mbështetur qeverinë rivale të Jemenit, mund të përballet me presion të ri ndaj eksporteve të saj energjetike dhe rrugëve tregtare.

Ekspertët paralajmërojnë se një përshkallëzim i mëtejshëm në Detin e Kuq, mund të ndikojë në tregjet globale të naftës, megjithëse ndikimi real do të varet nga kohëzgjatja dhe përmasat e bllokadës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.