☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,138 ▲ +0.68% ETH $2,270 ▲ +0.83% XRP $1.2530 ▼ -0.02% SOL $94.8800 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani dhe Katari në ditën e tretë të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në

– Negociatorët iranianë ndodhen sot në Doha, ku për të tretën ditë radhazi zhvilluan bisedime me ndërmjetësuesit nga Katari, me synimin për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, bëri të ditur një zyrtar, sipas Reuters.

Bisedimet zhvillohen në një moment shqetësimi për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni nuk do të ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit përpara zgjedhjeve të mesmandatit dhe se negociatat me Teheranin kanë qenë produktive, por nuk ka përjashtuar mundësinë e veprimeve të tjera ushtarake pas tyre.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi sot se bisedimet, të cilat po vijojnë dhe po përparojnë, synojnë vazhdimin e konsultimeve me ndërmjetësuesit nga Katari.

Ai theksoi se Irani është i përgatitur si për mbrojtjen, ashtu edhe për diplomacinë, ndërsa shtoi se diskutimet mbi një propozim dyditor vazhdojnë, por ende nuk është arritur një përfundim përfundimtar.

Sipas televizionit ” Al Jazeera”, negociatorët iranianë dhe ata nga Katari kanë hartuar një propozim që parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda dy ditëve nga arritja e një marrëveshjeje të mundshme me Uashingtonin.

Kjo rrugë detare ka rëndësi strategjike për furnizimin global me naftë, ndërsa konflikti tetëmujor ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në tregjet energjetike.

Ndërkohë, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, urdhëroi djr forcat e armatosura të jenë të përgatitura për çdo sulm të mundshëm.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se presidenti Trump ende nuk ka marrë një vendim për sulme të reja, por preferon zgjidhjen diplomatike të konfliktit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.