☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.28% ETH $2,265 ▲ +0.31% XRP $1.2491 ▼ -0.52% SOL $94.5800 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Opinion

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Nga Ylli Pata

Teatri i sherrit që ka shpërthyer mes Pd-së dhe segmenteve të tjera të opozitës ka vetëm një adrësë; bashkinë e Tiranës.

Betejë, që ka më shumë se tre ambicje nga ana përballë Partisë Socialiste. i përi që duket se vjen si kandidat është Arlind Qori, i cili ka investuar shumë duke sulmuar e lincuar rivalët e mundshëm. i dyti dhe tjeri që gjithashtu është në nivelin e Qorit është Florian Binaj, kandidati që Sali Berisha nuk resht ta qujë si kandidat civik, kur në të vërtetë është pjesë e oborrit bretëror të familjes.

Kandidati i tretë, i cili pritet të jetë më i bujshmi është ai i Islamit politik, i cili nga ana organizative dhe superstrutorore është më i përgatitur nga palët.

Ka në fakt kohë që duke përdorur panelet, po fryhet tashmë kandidati i kësaj rryme që kërkon të hyjë në politikë nga dritarje siç ka ndodhur me protestën e flamingove, apo me atë të pjesë së dytë të dhunës, ku ka financuar e organizuar grupet e tifozave, duke hedhur gurin e molotovin e fshehur dorën.

Sali Berisha, në të gjithë këtë mjedis është një viktimë në kuptimin e plotë të fjalës, pasi realisht nuk ka në kontroll asgjë. Edhe pse mund të ketë pasur apo ka segmente detashmentësh piromanësh, madje edhe të famshëm që njihen në showbiz.

PD nuk e ka luajtur këtë ruletë ruse, edhe pse mund të ketë pasur dëshirë, apo edhe mundësi. Grupet nga Kosova dhe Tetova i ka luajtur grupi i tretë, i cili po bëhet gati të hyjë në politikë si një zhurmë popullore, kur në fakt është grupimi më antipopullor në Shqipëri.

Sali Berisha sulmoi Arlind Qorin e Agron Shehajn, por kurseu pjesën më të frikshme të protestive të dhunshme. Ata që kanë paguar grupet ekstremiste të tivozëve apo edhe trajnuar disa nga detashmentet e dhunshme. Sali Berisha e di mirë se kush janë ata, siç e di edhe Edi Rama e të tjerët. Islami politik është pjesa më e dukshme që nga flamingot e deri tek dhuna. Madje po nxjerrin edhe liderin(lideren) e protestës për ta bërë gati si një candidate konsensuale për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshme. Por për këtë nuk flet kush. Në fakt ky është zhvillimi më i rëndësishëm, Qoftë Arqinf Qori, qoftë kushdo që të jetë kandidati i PD-së niset nga një marzh i dobët.

Ndaj teatri i Berishës për gjoja të marrë kontrollin e protestës duket si një hapje rrugë ndaj “kandidates konsensuale” që vjen nga Lindja, si një student ekselente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.