🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.56 ▲2.05%
ARI 4,139 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,520 ▼ -0.87% ETH $2,385 ▼ -1.33% XRP $1.2943 ▼ -0.54% SOL $104.1500 ▼ -0.42%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.56 ▲2.05 % ARI 4,139 ▼0.5 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.56 ▲2.05 % ARI 4,139 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Italia dërgon 500 trupa shtesë në Milano pas trazirave

ROMË, 20 TETOR /ATSH-ANSA/- Ushtria italiane planifikon të dërgojë 500 trupa të tjerë në Milano, kryeqendrën financiare të Italisë, pas trazirave të rënda që përfshinë qytetin.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të posaçme për situatën e sigurisë, të drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni. Sipas njoftimit, së shpejti pritet të nxirret edhe dekreti përkatës, që do të zyrtarizojë këtë masë.

Prania shtesë e trupave synon të parandalojë trazirat e tjera në qendër të Milanos.

Që prej vitit 2008, në Itali është në zbatim operacioni ushtarak “Strade sicure” (“Rrugë të sigurta”).

Në kuadër të tij, trupat ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në qytetet e mëdha, si dhe në mbrojtjen e ndërtesave të rëndësishme dhe objekteve që konsiderohen të rrezikuara.

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu vendosjen e kufizimeve të lëvizjes gjatë natës në disa zona të qendrave të qyteteve.

Meloni paralajmëroi për masa të rrepta pas trazirave në Milano dhe në disa qytete të tjera italiane.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës në Milano, pas protestave që fillimisht ishin paqësore kundër rritjes së kostos së jetesës dhe disa nismave ligjore të qeverisë.

Në sheshin qendror Piazza del Duomo dhe në zonat përreth tij, kryesisht të rinj të veshur me të zeza dhe me fytyra të mbuluara, thyen vitrinat e dyqaneve dhe plaçkitën dyqane e supermarkete.

Më shumë se 270 persona u ndaluan përkohësisht nga policia, shumica e tyre të mitur. Pesë të rinj u lanë në paraburgim.

Sipas autoriteteve, të paktën 14 punonjës të forcave të sigurisë u plagosën në Milano.

Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e protestuesve të plagosur. Dëmet materiale vlerësohen në miliona euro. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.