☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 77.20 ▼0.12%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,968 ▲ +0.82% ETH $1,915 ▲ +0.41% XRP $1.0250 ▼ -0.8% SOL $73.8300 ▲ +1.33%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.20 ▼0.12 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.20 ▼0.12 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Izrael-Liban, marrëveshje për verifikimin e çarmatimit të Hezbollahu

– Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një listë të shkurtër vendesh, që mund të dërgojnë trupa në Liban, për të verifikuar çarmatimin e Hezbollahut, bëri të ditur një zyrtar libanez, sipas “Reuters”.

Lista u hartua gjatë bisedimeve mes dy vendeve në ambasadën amerikane në Romë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zgjedhin një ose më shumë vende nga kjo listë.

Emrat e vendeve nuk janë bërë publikë. Sipas burimeve të “Reuters”, Franca është kundërshtuar më herët nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Çështja lidhet me marrëveshjen e 26 qershorit, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila parashikon që tërheqja graduale e forcave izraelite nga Libani, të lidhet me çarmatimin e Hezbollahut, që do të verifikohet nga një palë e tretë.

Hezbollahu nuk është palë në marrëveshje dhe ka refuzuar të dorëzojë armët.

Libani ka kundërshtuar gjithashtu një propozim të mëparshëm, që verifikimi të kryhej nga kompani private sigurie.

Sipas zyrtarit libanez, rolin e verifikuesve do ta marrin vetëm shtete, ndërsa ende duhet të përcaktohet numri i trupave dhe mënyra se si do të bashkëpunojnë me ushtrinë libaneze.

Një mundësi është që trupat e huaja të vendosen nën kuadrin e misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban, UNIFIL, por kjo do të kërkonte një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, bisedimet nuk sollën një marrëveshje për zonën e radhës, nga e cila do të tërhiqen trupat izraelite.

Libani kishte propozuar qytetet Bint Jbeil dhe Khiam.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të zhvillohet në fillim të shtatorit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.